09/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

9 janar 1999

Italianët: Skafet janë të pushtetarëve

Skenar misterioz në udhëheqjen e PS. Pas Nanos, në hije Majko. Ilir Meta dhe Koci kandidonin për kryetar partie

10 mijëshe false nga Greqia në Shqipëri, Policia në kërkim

F. 2

Politika, avokatja e krimit

Dalip GRECA Të djathtët italiane janë të parët politikanë të Eu

e krimit

politikanë të Europës që paralajmërojnë katastrofën që i kanoset Shqipërisë, në rast se nuk hiqet dorë nga tundimet e rrezikshme të krimit dhe dukurive që ai mbart. Përfaqësuesit e Polit të Lirisë, i kërkuan kryeministrit Majo të vendosë në ore e parë për të drejtat politike dhe qytetare në Shqipëri. Deputetët e djathtë të shtetit fqinjë konstat uan se Shqipëria duhet të plotësojë një sërë institucionesh, ndryshe ajo nuk mund të aspirojë që quhet shtet. Është i njohur fakti i politizimeve të institucioneve shtetërore, përfshi edhe ato të drejtësisë. Ndoshta këtu duhet kërkuar edhe arsyeja e përgjigjes të korrupsionit dhe kriminalitetit. Politika, në një farë mase është bërë avokatja e kontrabandës, krimit të organizuar, maskave dhe destabilitetit të vendit. Është kjo avokate “zonja” që gjeneron kaosin dhe arbitraritetin në vend. Sapo Shqipëria mundohet të ngrihet në këmbë, politika lëshon erërat destabilizuese. Fatkeqësia e Shqipërisë është se këtu ende nuk ka institucione të mirëfillta që përfaqësojnë ligjin dhe rendin. Qytetarët e kanë të vështirë të orientohen në kaosin e krijuar. Ata nuk dinë nga kush të mbrohen, pasi ligji është pronë e banditëve, ndërsa banditët kontingjente, që lidhen me politikën. Jo vetëm politikanëve, por edhe pushtetarëve të të gjitha niveleve duket se po u pëlqen anarkia dhe shumë prej tyre kanë harruar kontratën e lidhur me elektoratin. Si pushtetarët qendror të PS ashtu edhe ata lokal (shumica e të cilëve janë të PD), kanë harruar ... Më tej, faqe 3

PR: Zgjedhje brenda ’99-ës

Mbledhje të zgja tura të kryesisë së Partisë Republikane për dy ditë me radhë. Kështu kanë vendosur ta fillojnë vitin e ri Fatmir Mediu dhe bashkëpunëtorët më të afërt të tij të udhëheqjes së lartë të republikanëve. “Viti 1999 do të konsiderohet nga ne si vit elektoral”, kanë deklaruar në fund të këtyre mbledhjeve drejtuesit e lartë republikanë, duke zbuluar me këtë rast edhe një pjesë të “sekretit” të këtyre mbledhjeve. Krerët e Partisë Republikane nuk kanë deklaruar ndonjë plan për aksion konkret në mbështetje të idesë së tyre për zgjedhje të parakohëshme, sidoqoftë kanë lënë hapur të kuptohet se për ta mendimi se viti 1999 do të jetë një vit zgjedhjesh elektorale, nuk do të jetë vetëm një përpjekje e vazh... F. 3

Viz. M. Belortaja

PR thërret Asamblenë. Gati për zgjedhjet. Strukturat organizative unifikohen me elektoralet

Në brendësi:

Një avion spiun serb përgjon lëvizjet e shqiptarëve Rexhep Qosja: Në Kosovë nuk flasim një gjuhë Sekretari i Ballit pas kthimit nga SHBA: Shq Shqiptarët për një do ta bëjnë nacionalistët F. 2, 4 Masakër tek Muri i Bullgarit, vdesin tre shqiptarë dhe vajza rumune F. 6 Nostradamusi, profecitë dhe dështimet e tij F. 11 Kadri Roshi i telefonon "Republikës". F. 13 Burrel: Apolonia të mos vijë kot në Lezhë F. 15

KONFERENCË SHTYPI

Sot, në Selinë e PR, ora 10,00, Kryesia jep Konferencë për shtyp

Kryeministri, kompromis me Parlamentin

Legalistët: Spahia, jo peng i PS-PD F. 5