06/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 shkurt 1999

Serbët bllokojnë UÇK-në

Takimi në rrezik, minohet Rambuje. Delegacioni shqiptar shtyn udhëtimin NATO reagon: Janë bërë të padurueshëm. Solana: Shqiptarë, kini besim tek Aleanca DBSH bashkon duart e politikës. Tirana marshon për Kosovën F. 2

Serbët sfidojnë përsëri Perëndimin

Ruben AVXHIU Serbët sfiduan dje përsëri komunitetin ndërkombëtar. Beogradi refuzoi t’i japë garancionit të OSBE-së në rajon për udhëtimin e përfaqësuesve të UÇK-së për në Prishtinë nga do të niseshin për të marrë pjesë në bisedimet e Rambujesë. Negociatat të cilat janë parashikuar për t’u zhvilluar sot, janë vënë në dyshim pikërisht “në momentin e fundit”. I njohur për manovrimet e tij të befta, Millosheviçi nuk e ka humbur edhe kësaj here rastin për të “trazuar gurët”. Përveç bllokimit të lëvizjes së përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beogradi idha dhe edhe një goditje akoma edhe më të fortë përpjekjeve ndërkombëtare duke deklaruar se nuk pranon të bisedojë me “terroristë”. Duke aluduar qartas për përfaqësuesit e UÇK-së, një zëdhënës i Millosheviçit deklaroi se përfaqësuesit serbë nuk mund të uleshin në tavolinë me njerëz që për shtetin e tyre mbetet “terroristë”. Ky përbën një kusht që Beogradi i ka vënë tashmë bisedimeve të Rambujesë. Është e qartë se Millosheviçi “ua ka hedhur përsëri topin” Perëndimorëve, të cilët duhet t’i rikthehen presionit. Gjenerali i NATO-s, Klaus Nauman si dhe sekretari amerikan për Mbrojtjen, Kohen kanë përsëritur dje se Aleatët vazhdojnë ta mbajnë “fishin në shënjestër” nëse negociatat e Rambujesë do të dështojnë”. Nuk dihet se deri kur do të vazhdojë ky durim i palunë. Me tel. faqe 3

Mitingu, e hap Nënë Tereza, e mbyll Skënderbeu

Dy apostuj të kombit ringjallin simbolet e nacionalizmit. Foto: P.ILO Kryeqyteti shqiptar dje ka marshuar në një manifestim madhështor në mbështetje të vullnetit të popullit të Kosovës për vetëvendosje. Historia e këtij manifestimi të përmasave të mëdha ka filluar tre ditë më parë, kur në një konferencë shtypi kryetari i PR-së, Fatmir Mediu ftoi në emër të DBSH-së të gjitha forcat politike parlamentare për një miting, një ditë para takimit të Rambujesë në Francë ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve. Ora dhe mënyra e takimit është caktuar vetëm një ditë më vonë, në një tryezë të partive politike në Hotel “Dajti”. Të gjithë ishin dakort. Në mesditën e djeshme Tirana ishte krejt ndryshe në shesh kishin zbritur të gjithë, pleq, fëmijë, politikanë, gazetarë dhe qytetarë të tjerë banorë të kryeqytetit.

Gjyqtarët hedhin në gjyq provimin

Juristët kundër Ministrisë së Drejtësisë TIRANE: Provimi i gjyqtarëve pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kundërshtuar nga të gjithë gjyqtarët provimit të kërkuar nga krerët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë tashmë do t’i duhet të arrijë në Gjykatën Kushtetuese. Shoqata e juristëve me emrin “Dura Lex - Sed Lex”, për të gjitha shkeljet e bëra do t’i drejtohet kësaj gjykate. Sipas krerëve të kësaj shoqate, “janë shkelur ligjet e Kushtetutës së sapomiratuar”. Shkelën ligjet që bëjnë fjalë për vendosjen dhe largimin e gjyqtarëve nga puna, thanë gjyqtarët e gjykatës së Tiranës. Ndërkohë sinjalin për këtë provim e hodhi Ministri i Drejtësisë Thimio Kondi disa muaj më parë. Pas kërkesës së tij në tryezat e punës së gjyqtarëve u nisën fletët me pyetjet përkatëse të cilat që në fillim nuk u përfillën nga gjyqtarët. “Për të vënë në provë punën tonë, u kundërvune ata, nuk është nevoja e kryerjes së një provimi, pasi janë dosjet që pasqyrojnë gjithçka duhet”. Mirëpo kjo gjë nuk u miratua dhe madje u drejtua nga krerët e Drejtësisë. Pas debateve të para dhe shtruarjes së problemit në Këshillin e Europës, Ministria e Drejtësisë deklaron se ka hequr dorë nga drejtimi i këtij provimi. Zëdhënësi i

Pedofilia/ Akuza e një 12-vjeçareje arreston një 68-vjeçar

BERAT - Mbrëmë, në orën 18.00 i hidhen prangat shtetasit Dailan Goga, 68 vjeç banor i Poliçanit. Në datën 5 të këtij muaji policia e kishte mbajtur atë 24 orë dhe e kishte lëshuar për mungesë provash. Akuza ishte e pazakontë dhe e akuzuar shumë vite e fundit në fjalorin e drejtësisë shqiptare. I moshuari, akuzohet për vepra të turpshme me një 12 vjeçare me emrin B.D. Sipas së ëmës së vajzës rreth kësaj date ajo kishte filluar të kishte dyshime të forta se diçka kishte ndodhur me vajzën. Ajo denoncoi në polici se pas shtërngimeve që i kishin bërë, vajza kishte Faqe 7

Në brendësi:

Fajdet, Arapi premton zyrtarisht VEFA dhe Gjallıca, paratë në fund të vitit Faqe 9 Reflektim mbi takimin e Rambujesë Të jemi realistë

Të jemi realistë, nuk do të zgjidhet gjithçka

Reflektim mbi takimin e Rambujesë Nga Kastriot Islami Faqe 4

Korrupsion celularësh. Kontrolli i Shtetit akuzon AMC-në

Faqe 9