13/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

13 shkurt 1999

Zbulohet njeriu i vilës

Shkarkohet njeriu i VEFA-s në drejtësi. Motivi: Transaksione të dyshimta parash Çudirа në gjyqin spektakolar të Zani Çaushit. Dëshmitarë të akuzës dhe mbrojtjes flasin me një gjuhë Çudira në gjyqin spektakolar të Zani Çaushit. Dëshmitarë të akuzës dhe mbrojtjes flasin me një gjuhë

Rambuje nën ritualet e slavizmit

Nga Arben ILIAZI Serbët e përjashtojnë kategorikisht referendumin, ndërkohë që përfaqësuesit e shqiptarëve këmbëngulin se zgjidhja e përkohshme 3-vjeçare e krizës mund të pranohet vetëm nëse garantohet një referendum për pavarësinë pas tre vjetësh dhe garanci për implementimin e Marrëveshjes bëhet NATO, me prezencën e saj ushtarake. Delegacioni shqiptar mbron vullnetin e popullit, ndërsa pala serbe bën shantazh në emër të “sovranitetit të Serbisë”. Populli i Kosovës ka një vetëdije kombëtare, që nuk mund të bashkëjetojë me një regjim kriminal, ndërsa Serbia nuk ka asnjë sovranitet për të mbrojtur, gjersa është pjesë e mbetur e ish-Jugosllavisë dhe si e tillë nuk ka identitet. Formula e përdorur, e përsëritur në Rambuje nga presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviç, kërkon sesi të mbajë peng Kosovën, duke injoruar bisedimet e paqes dhe gjithë diplomacinë ndërkombëtare. Paranoja e serbëve për Kosovën si territor i tyre, përbën kulmin e tërbimit nacional-komunist dhe paralajmëron shkatërrimin e krejt rajonit. Shovinizmi serbomadh nuk është pajtuar kurrë me ekzistencën e popullit shqiptar si i barabartë me të tjerët. Politika për ta pastruar terrenin “e vet”, për ta bërë Serbinë “etnikisht” të pastër, ka filluar qysh kur është krijuar shteti serb më 1878, dhe e ka vazhduar Jugosllavia më 1918, deri më 1992. Pas 1941-it kjo poli-[?] MC tej, faqe 3

Në brendësi: Kryeministri: Do të shkarkoj shefin e SHIK-ut

Në brendësi: Kryeministri: Do të shkarkoj shefin e SHIK-ut Faqe 3 Sherr klanesh në PS për datën e kongresit Data e thirrjes së kongresit fut sërish në sherr klanet në partinë më të madhe të koalicionit

Ilir Meta heq dorë nga vila

Pasi mbuloi skandalin e vagonave, zv/kryeministri hedh “Republika” në gjyq TIRANË: Mos shkruaj asgjë kundër Ilir Metës, në të kundërt duhet t’u përgjigjesh prokurorëve të Tiranës. Kjo është të paktën ideja që ka lëshuar kohët e fundit numri dy i Qeverisë shqiptare. Koncentrati që ka dashur të shpërndajë ai, pas skandalit të fundit të tenderit të vagonave, nuk është aspak i këndshëm. Kur mendon se, shumë prokurorë, të cilët kanë dëshmuar nga paaftësia për të arritur të nxjerrin dëshmi të akuzave në shumë gjyqe të fundit të vrasësve ordinerë dhe që u hapet syri kur shohin në karriget përballë tyre njerëz të cilët janë dakort

Sherr Klanesh në PS për datën e kongresit

Data e thirrjes së kongresit fut sërish në sherr klanet në partinë më të madhe të koalicionit qeveritar. në partinë më të madhe të koalicionit qeveritar. Deri tani janë dhënë tre variante për datën që duhet të thirret kongresi i jashtëzakonshëm i PS-së. Muaji mars i propozuar nga ish-kryetari socialist Fatos Nano, duket se ka humbur çdo shans për të qenë muaj i kongresit i cili sipas zyrtarëve të rinj socialistë, do të shpëtojë PS-në nga klanet dhe lufta mes tyre. Tetori është një tjetër propozim i dalë nga radhët e kryesisë socialiste dhe pikërisht nga të rinjtë

Deputetët e Vlorës, ultimatum Majkos: Shko në Itali

F. 5

Dezertorët mbushin Prokurorinë Ushtarake Gjenerali i “tezave të zeza” të Enver Hoxhës

Faqe 6,16

Konferencë shtypi

Sot ora 10.00 në selinë e PR-së, kryesia jep konferencë shtypi

OLLBRAJT: Sot shkoj në Rambuje Faqe 11 MEDIU: Politika vuan inflacionin e ideve Faqe 3 GJINUSHI: Gjyqi më shpëton nga akuzat Faqe 5 AGOLLI: Nano nuk ka të drejtë të vendosë Faqe 5 OLLBRAJT: Sot shkoj në Rambuje; MEDIU: Politika vuan inflacionin e ideve; GJINUSHI: Gjyqi më shpëton nga akuzat; AGOLLI: Nano nuk ka të drejtë të vendosë