30/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

30 mars 1999

Serbët vrasin Fehmi Aganin, Teki Dervishin dhe Din Mehmetin. Enigmë: Rugova e Surroi

KANTINA E PJEVËS Gjerđj Kastrioti SKËNDERBEU • Prodhim Natyral • Standart Shtetëror • Cilësi - Siguri Tel & Fax: 052 23 353 F. 5

Klint ontronditet nga krimet serbe.

Shirak: Millosheviçi, përgjegjës për 200 mijë të vdekur F. 5

Serbët presin koka fëmijësh

Kosova, holokaust apo gijotinë?

Arben ILIAZI Dalip GRECA Lajmet e kobshme që vijën nga Kosova të rënqethin shtatin. Millosheviçi, ky i çmendur i lindur, ka ngritur gijotinën në zemër të Europës dhe vazhdon të presë koka të pafajshme. Dëshmia e tmerrshme e hoxhës të fshatit Grestovec për prerjen e kokave të burrave dhe fëmijëve tregon se xhelatin e përbindshëm e bën zgjimi gjakut. Ç’pondodh kështu? A ka zemër që i duron masakra të tilla? A kanë zemër ata që protestojnë në mbrojtje të Millosheviçit në Athinë, Milano, Moshë, New Jork, Paris? Çfarë faji kanë bërë këta fëmijë, mos vallë pse lindën në Kosovë? Kosova është kthyer në një holokaust rrënqethës. Europa të mos presë eksperimente të tjera të Millosheviçit. Shqiptarët e Kosovës e kanë të qartë se liria e ka çmimin e shtrenjtë, por ata nuk mund të lihen nën thertore të Millosheviçit të paarmatosur. Si mund të lihen fëmijët në thertore të “Tigrave të vdekjes” të Arkanit? Kohët e para të fëmijëve, ashtu siç është masakruar në Gjakovë ditët e fundit janë të ndërgjegjes së Evropës. Përpjekja e luftës në Ballkan është bërë tani realitet. Vërshimi i rreth 500 mijë refugjatëve kosovarë në Shqipëri, Maqedoni, Turqi, Mal të Zi etj., i ka zbutur këto vende në gjendje të jashtëzakonshme. Ndërkohë që regjimi kriminal i Millosheviçit po realizon me shpëjtësi ëndërr e vjetër të Serbisë për “spastrimin etnik të territoreve shqiptare”, duke realizuar një holokaust të tmerrshëm në Kosovë. Fuqitë e Mëdha u muarën kurajola për të futur në veprim forcat tokësore të NATO-s, me qëllim që të pakëso... [?] (Më tej), faqe 4

Kush lë Kosovën është tradhtar i kombit

“Çdo shqiptar i aftë për të mbajtur armë, që braktis Kosovën bën tradhëti ndaj Atdheut, asnjë justifikim nuk vlen”, thuhet në thirrjen e UÇK-së Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ka bërë dje thirrje të gjithë atyre që kanë moshe për të mbajtur armë në dorë të kthehen dhe të qëndrojnë në Kosovë sepse vetëm kështu i shërbehet kombit dhe vendindjes. Në thirrjen e UÇK-së pas ikjeve të mëdha nga shumë zona të Kosovës thuhet se “Popullit të fshatrave të Suharekës, Prizrenit, Rahovecit, Gjakovës, Decanit, që kohëve të fundit është duke shkuar e po shkon në Republikën e Shqipërisë, ju drejtohemi me këtë thirrje: Nëna e motra. Armiku gjakatar po ju detyron t’i leni vatrat tuaja, familjet e fëmijët tuaj, e ti largoheni nga vendi ku i kemi varret Faqe 10

Lumi i dhimbjes derdhet nëpër Shqipëri. Pallati i Sportit rënkon nga lotët dhe dëshmitë e tmerrit

Faqe 2-3

Albania Online

vizitoni: www.albaniaonline.net (shih në faqen 16)

Në brendësi:

• Stipe Mesiç: Slobodanin do ta varin vetë serbët Faqe 4 • Ceka: Agjentët serbë i ka identifikuar SHIK-u Faqe 3 • 15 budallenj le-toezë, ushtarë të serbit Faqe 7 • Lindin 5 foshnje kosovar në Kukës Faqe 11 • Shqipëria hap dyert: Bukë, kripë dhe zemër për kosovarët Faqe 8-9 • Albert Xhani strehon 400 kosovarë Faqe 11 • Tirana heton për Hagën Faqe 14