UÇK nis ofensivën në Rekën e Keqe, vriten 40 serbë në Koshare. Serbët po vrasin jetëshqiptarë. Luftë në Qafë Prush
F. 2, 16
Republika
21 prill 1999
Vizitë misterioze e një kongresmeni amerikan në Beograd, konfuzion në Washington. Jelcin, "jo" prerjes së marrëdhënieve me Perëndimin
F. 5
Shqipëria humbet tranzitin e drogës
Më në fund "Apache-t" zbritën
Kosova do të merret me forcë
Millosheviçi ka marrë në peng 2 milionë njerëz në Kosovë.
Mendimi i ekspertëve ndërkombëtarë të krizës është që NATO të marrë Kosovën me forcë. Për këtë qëllim duhet të fillojë menjëherë dislokimin e trupave, të respektohet embargoja ndaj Serbisë dhe të bllokohen asetet personale të Millosheviçit. Sipas një Raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit, janë rreth 500 mijë kosovarë, të cilëve nuk u dihet fati dhe 800 mijë të tjerë në pritje për t'u larguar. Kjo krizë mund të përparëhet nëse Perëndimi do të afirmojë zotërimin e fatit të vet. Por në gjirin e NATO-s ende ka mosmarrëveshje për alternativën e ndërhyrjes tokësore. Bashkëveprimi ndërkombëtar vazhdon të jetë i ndrydhur nga grindjet, dyshimet dhe egoizmat. Shumë prej fuqive kryesore të botës joshën prej ambicieve për të përjashtuar veten nga konsensusi për t'i dhënë një zgjidhje përfundimtare krizës në ish-Jugosllavi. Edhe d.m.th diplomacia italiane shfaqj egoizmin e saj dhe tregon se vuan nga një shpirt lokalist. Duke komentuar forcën ushtarake amerikane, kryediplomati Dini shprehet se SHBA nuk mund të jenë «xhandar i botës» dhe «Italia nuk do të injorojë» zërin e [pjesërisht i palexueshëm].
Më tej, faq. 3
NATO, mes fitores dhe shpërndarjes
Nga Pierre GLACHANT
Në momentin kur Aleanca Atlantike po përgatitet të festojë 50-vjetorin e saj në Washington, në Kosovë është ende një lojë kredibiliteti, madje vetë e ardhmja e NATO-s, sipas ekspertëve të SHBA-së.
“ Nëse NATO-ja na del e paaftë të merret me një diktator prej kartoni në qendër të Europës, atëherë çfarë i ngelet të bëjë?” shtron kohët e fundit pyetjen Ivo Daalder, i Institutit “Brookings”, qendër analizash në Washington.
Politikanë dhe ekspertë të shumtë në SHBA vlerësojnë se NATO-ja, aleanca ushtarake fituese ndaj bllokut sovjetik, nuk mund të lejojë të “humbasë luftën e saj të parë pas 50 vjetësh” përballë Serbisë së vogël.
“ Kosova përbën një moment vendimtar për NATO-n”, sipas Daalder. Nëse aleanca nuk arrin të thyejë presionin jugosllav, Slobodan Millosheviçi, shtron ai, kjo do të injoronte keq aftësinë e saj për të vepruar “kundër kërcënimeve ndërkombëtare si për shembull përhapja e armëve bërthamore, terrorizmi ndërkombëtar apo ndërprerja [e tekstit]”.
Faqe 4
• Civilë në treg për të kapur hajdutët
• Buxheti humb 2 miliardë
Faqe 9
• 1 miliard e 757 milionë lekë, kontribut për kosovarët në Bankën e Kursimeve
Faqe 8
• Kampi gjerman ngrihet në tokë të helmuar
Faqe 7
Nga i dërguari i "Republikës" në Kukës: Mjekët "braktisin" të sëmurët, shkojnë në Shoqata
Nga i dërguari i "Republikës" në Kukës:
Mjekët "braktisin" të sëmurët, shkojnë në Shoqata
Faqe 2
Në brendësi:
• Socialistët kërkojnë kokën e Cekës
Faqe 10
• Kontrabandistë të kafesë, të fshehur pas imunitetit të deputetit
Faqe 11
• Ilir Shaqiri, këngëtari i mirënjohur i Kosovës, kërkon nënën, Anife, babanë, Hazir Shaqiri, vetë ndodhet në Kosovë
Faqe 7, 15