22/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

22 prill 1999

Hasi sulmohet sërish nga serbët. Bomba dhe mitralozë të rëndë mbi fshatrat e Tropojës. “Apache-t”, armë me uranium

F. 2

Bler bind Klintonin - Gati projekt-marrëveshja për ndërhyrjen tokësore. Solana: Do të hyjmë pasi ta dobësojmë serbin

F. 5

Ku janë fshehur luftanijet ruse?

Shqiptarët e Malit të Zi zbresin në Shkodër

Kosova inkurajon bashkimin e Evropës

Arben ILIAZI Në ceremoninë e dekorimit të ish-kancelarit gjerman, Kohl, me “Medaljen e Lirisë”, presidenti Klinton tha mes të tjerash se “angazhimi i NATO-s në Kosovë është në interes të Evropës së Bashkuar demokratike”. Kjo është mëse e vërtetë. Për sa kohë që janë ndikuar fetë dhe ideologjitë, në shumë vende evropiane tendencat fondamentaliste kanë qenë krejt të dukshme. Edhe pas precipitimit të kultit të Hitlerit dhe Stalinit, skema politike evropiane është sunduar nga një sërë retorikash, të orientuara nga mostoleranca dhe paragjykimi doktrinar ose etnik. Disfata e sfidës totalitare nuk solli një konsensus të ri, të mbështetur në një linjë të aktualizuar të ideave demokratike, të artikuluara gjatë Revolucioneve Franceze dhe Amerikane. Përkundrazi, u shfaqën polarizime të reja dhe të rrezikshme, me prejardhje nga konfliktet e ndryshme etnike, kulturore dhe ekonomike. Polarizime që u shndërruan në konflikte dhe zgjeruan dallimet lidhur me perspektivën dhe aspiratat. Por nga shqetësimet e konfliktit në Kosovë, çështjet evropiane u fokusuan sërish, duke u bërë e mundur të racionalizohen ndryshimet etnocentrizmi dhe nacionalizmi, jo më si mjet luftimi, por si një proces i ndërmjetësimit. Kjo e bën të mundur që përmes këtyre konflikteve të zgjidhen [pjesërisht e palexueshme?]... Më tej, faqe 3

• Alarm në SHBA: 500 mijë të zhdukur në Kosovë • Kina distancohet nga Beogradi Faqe 4 • Raketat “Patriot” zbresin në Kukës Po boshatiset Tuzi Faqe 2

Kosova, provat e genocidit

Që mbas eksodit makabër të mbi një milion kosovarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre, të konsideruar ndryshe si spastrimit etnik terrorist në stilin e “përkryer” alla SS, fshihet tmerri i genocidit fizik, kjo tashmë dihet. Këtë e zbulojnë fotot dhe filmimet e tmerrshme që kanë mbushur TV-të dhe shtypin ndërkombëtar, dhe janë Faqe 16

Ditët dramatike të Kukësit

Reportazh nga Feride Papleka: Faqe 11

Në brendësi:

• Vinca: “Rugova, një figurë fatkeqe” Sabri Hamiti: Tani, autonomia nga serbët nuk mjafton Faqe 13, 16 • Kosovarët kërkojnë njëri-tjetrin Faqe 7, 15