27/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 prill 1999

NATO përveç mëngët, niset "paradhënia" e 300 aeroplanëve të Klarkut, serbët do të shohin ëndrra të këqija NATO përvesh mëngët, niset "paradhënia" e 300 aeroplanëve të Klarkut, serbët do të shohin ëndrra të këqija F. 5

BE zyrtarizon embargon, fton Ibrahim Rugovën në Bon, Shqipëria dhe Maqedonia - anëtare të asociuara në BE. Projektrezolutë për Kosovën F. 5

Millosheviçit i refuzohet viza

NATO, luftë Rusisë?

Vendet e Aleancës së Atlantikut shpresojnë tek diplomacia rusë për t’i dhënë fund krizës në Kosovë. Shumë prej udhëheqësve të NATO-s janë të bindur se Rusia mund të luajë ende një rol konstruktiv, duke u shprehur skeptikë ndaj të ashtuquajturit “solidaritet sllav” në Lindje. Në brye të misionit të NATO-s në Moskë, për të zbutur mosmarrëveshjet dhe për t’i kërkuar ndihmë Rusisë, është zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Talbot. Ndërkohë Rusia ka deklaruar se nuk do t’i ndërpresë furnizimet me karburant për jugosllavët, duke injoruar kështu vendimin e Bashkimit Evropian për embargon e karburanteve. Rusët, të cilët nuk kanë respektuar asnjë lloj embargoje ndaj Serbisë, nuk do të lejojnë që t’u kontrollohen anijet. Mos vallë NATO duhet t’i shpallë luftë Rusisë që të kontrollojë respektimin e embargos? Në këto rrethana misioni i zotit Talbot nuk mund të ulë tensionet dhe të sheshojë konfrontimet. Rusia dhe Serbia i bashkon jo vetëm ndjenja e “fondamentalizmit ortodoks” dhe “solidaritetit sllav”, por edhe përpjekja për të reformuar perandorite mbikombëtare që dominojnë. Ato janë po shkatërrohen. Me t’i, faqe 3

Kukësi, ligi débimi për shpërnguljen e të ardhurve

Faqe 2

Kapen serbë në Sazan, CIA i liron

Marash Hajati Fol një fjalë, Ibrahim Rugova F. 12

Lufta e Tretë Botërore fillon në korrik

Një profesor i shkencave politike studion shënimet e Nostradamusit Konflikti i Kosovës në vargjet e parashikuesit francez të shekullit XVI Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në korrik, në Ballkan, dhe do të përfundojë me fitoren e NATO-s të drejtuar nga SHBA, bëhet e ditur sipas një analize të Nostradamusit, parashikuesi francez i shekullit të 16-të. “Ai është i qartë, lufta do të fillojë përpara fundit të shekullit, gjatë periudhës së Gafores (shenja e horoskopit, që i takon periudhës midis 22 qershorit dhe 23 korrikut), dhe në një trekëndësh të kufizuar nga Greqia, Italia dhe Turqia, që është Ballkani”, i bëri të ditur Reuters të hënën profesori i shkencave politike të Universitetit të Stellenbosh, Uilli Brejtenbah. “Duhet të theksoj se jam skeptik. Unë jam akademik, por ajo që gjeta është aq dekurajuese sa që nisa të shkruaj”, tha ai. Brejtenbah tha se gjeti referime për konfliktin në 18 nga 950 strofat e shkruara nga Mishel de Notrë Dame më 1555, të cilat midis të tjerave i referohen zjarrit në Londër, Lui Pasterit dhe Faqe 6

Në brendësi:

• Më 5 maj rifillon gjyqi për Zanin e Vlorës — Faqe 15 • NATO zbarkon në Durrës Ahmetaj padit shtetin — Faqe 7 • Kush e furnizon tregun me ndihma? — Faqe 9 • Lotët djegin sytë e engjëjve — Faqe 11 • Nisin provat për Miss Albania ’99 — Faqe 13