06/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 maj 1999

Lirohet Rugova, mbahen peng 700 mijë kosovarë

. F. 5

Takim sekret i Vesiut, Shehut, Demit, me Neritan Cekën

. F. 3

Agron Ll akaj: Unë, miqtë nuk i zë nga krahët

Agron Llakaj: Unë, miqtë nuk i zë nga krahët. F. 13

Sallami ukrainas helmon 200 kosovarë

Lufta drejt fundit

. Paralajmërohet fundi i luftës me Serbinë. Gjenerali Klark i ka raportuar presidentit Klinton se udhëheqja jugosllave dhe forcat e saj të sigurimit janë në prag të disfatës. Millosheviçi po e ndjen fundin dhe kërkon të bëjë lëvizje diplomatike. Ai ka pranuar lejimin e një force ndërkombëtare në Kosovë, të udhëhequr nga OKB. Në përbërje të forcës ushtarake mendohet të bëjnë pjesë përfaqësues të vendeve të NATO-s që nuk janë përzier drejtpërsëdrejti në konfliktin e Kosovës. Por propozimi nuk përputhet me kërkesat e NATO-s. Një nga kërkesat e Aleancës është që forca ndërkombëtare të jetë e armatosur mirë dhe të ketë të si bërthamë NATO-n. Millosheviçi synon të sajojë një forcë “ndërkombëtare” me rusë dhe grekë, edhe pse pushteti i tij po jeton ditët e fundit. E vetmja gjë që i ka mbetur diktatorit serb është t’i dorëzohet drejtësisë dhe të gjykohet për krimet e pa shembullta që ka kryer. Pozat e tij para Komunitetit Ndërkombëtar nuk bëjnë më asnjë efekt. Bota e di kush është Millosheviçi, se i pa me sytë e saj mizoritë e tij. Fuqitë e mëdha në kuadrin e NATO-s ndërmorën një aksion ushtarak spektakolar, i cili ia arriti të paralizonte fuqinë serbe dhe ta çonte procesin e nisur drejt një triumfi politik vendimtar. NATO tregoi se është e vetmja superfuqi brenda rendit të ri botëror. Fuqia e saj e pashoqe po i hap rrugën një procesi organik botëror, që i kapërcen kufijtë lokalë të vendeve anëtare dhe po rri-… Më tej, faqe 3

Në brendësi:

• Hotel Rogner humb 30 mijë dollarë Faqe 9 • Kriza nuk vjedh dot arin shqiptar. Sqarim për faksin nga Italia në Kabinetin e Bufit Faqe 8 • Tre kufoma në Vlorë. Vret 33-vjeçarin, ikën në Greqi Faqe 7 • Edhe për Kakamin troket liria. Policët paguajnë taksë

10 serbë, në Shishtavec

Edhe një dëshmi e genocidit 10 serbë, në Shishtavec Faqe 2

PD - PS destabilizim i radhës

Bota merret me konfliktin Serbi - Kosovë, Shqipëria me konfliktin PS-PD Faqe 3

Ja pse NATO nuk po stërvit UÇK-në

Në Bosnje dhe Kroaci, në luftë me Serbinë, trupat stërviteshin nga kompani private F. 4

NATO duhet të rrëzojë Millosheviçin

Flet përfaqësuesi i lartë civil për Bosnjen F. 6

Në Greqi

33-vjeçarin, ikën në Greqi Faqe 7 • Edhe për Kakam[in?] troket liria. Policët paguajnë taksë solidariteti për policët Faqe 9 • Përplaset “Apach”, vdesin dy pilotë Faqe 2 • Millosheviçi, gati për kompromis me OKB-në. Shpresat te Kina dhe Rusia Faqe 4 • Grabitet makina e zviceranit të emergjencës Faqe 11 • Shqiponja dhe Albpetroli në finale për Kategorinë e Parë Faqe 15 • Gjeneralët e NATO-s i premtojnë Klintonit: Jemi duke fituar Faqe 5 ☎ Kosovavët kërkojnë adresa Faqe 7, 15

LAJMËRIM

Njoftohen anëtarët e Asamblesë Kombëtare se, ditën e shtunë, më dt. 8.05.1999, ora 11.00, në Pallatin e Kongreseve zhvillohen punimet e Asamblesë me këtë rend dite: Qëndrimi politik i PR në situatën aktuale. Kryesia e PRSH-së