Grindja Majko-Koçi, në mes Berisha, Meta dhe deputeti Lesi
F. 10
Ku shkojnë dollarët e SOROS-it? Katër gazeta "të pavarura" shqiptare marrin 24000 dollarë për të shkuar te kosovarët
F. 19
Krasniqi: Kush ka financuar për të sabotuar përçarë UÇK-në?
F. 3
Dorëheqja e ministrit mbledh Qeverinë në mesnatë
Pavarësia e Kosovës
Fillimi dhe fundi i këtij shekulli kanë qenë më tragjikët në historinë e popullit shqiptar. Në fillim të shekullit shqiptarët u vunë përballë qëndresës së detyrueshme ndaj dhunës së pashembullt serbo-sllave e cila synonte në copëtimin e Shqipërisë dhe aneksimin e saj prej Mbretërisë Jugosllave e mbështetur kjo e fundit edhe nga fuqitë e mëdha. Në këtë fund shekulli shqiptarët u vendosën përballë dhunës, genocidit, spastrimit etnik të shoqëruar me praktikën e tokës së djegur, terrorit, mizorive me mesjetare, me varre masive të civilëve të pafajshëm, përdhunimeve, grabitjeve, fytyra e vërtetë e një regjimi nazi-fashist. Në këtë fund shekulli shqiptarët janë të vendosur të bashkëngjiten në botën e qytetëruar si etni e lirë, e gatshme për të ndërtuar të ardhmen e tyre demokratike. Nënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë i vendosi ata në krah si aleatë të vendeve anëtare të Atlantikut të Veriut. Përfaqësia shqiptare tregoi në këtë konferencë se ata janë njerëz që duan paqen dhe lirinë për të mundësuar një realitet të ri të ndryshëm nga ai që kanë përjetuar deri tani. SHBA dhe vendet anëtare të NATO-s përfundimisht në emër të mbrojtjes së vlerave të demokracisë, duke treguar se demokracia nuk është dobësi, ndërmarrën sulmin ndaj Serbisë dhe janë të gatshëm për t’i shkuar asaj deri në fund për ta fituar atë pa asnjë mëdyshje. Siç është shprehur edhe kryeministri Bler - Kjo është një luftë e drejtë, e bazuar jo mbi ambicione territoriale, por mbi vlerat njerëzore. Duke qenë të vendosur të Me tej, faqe 8
Mbërrijnë edhe 10 mijë në kufi. Serbët egërsohen
F. 2
Rambujeja dhe përfaqësimi unik i Kosovës
Fjala e z. Sabri Godo
Dua të shfaq mendimin tim mbi një nga problemet politike aktuale, formimin e qeverisë së Kosovës dhe daljen në Itali të Z. Ibrahim Rugova.
E di gjithkush se mungesa e një përfaqësie unike të Kosovës, që do të ishte interlokutore me Komunitetin botëror ishte për një kohë të gjatë jo vetëm një problem, por edhe një akuzë që u bëhej shqiptarëve si të paaftë për t’u bashkuar e për të hyrë në rrugën e vetëqeverisjes. Kjo u bë sidomos e theksuar pas daljes në skenë të UÇK, e cila mori mbi vete mbrojtjen e popullit dhe luftën e vërtetë për pavarësinë. Dalja në shesh e UÇK-së, nxorri popullin nga një farë letargjie politike dhe me rezistencën e armatosur detyroi komunitetin botëror të vërë në qendër të vëmendjes çështjen e Kosovës, duke mbështetur Konferencën e Rambujesë. Aty për herë të parë dhe për gëzimin e gjithë shqiptarëve, u paraqit një delegacion i bashkuar i grupimeve politike dhe forcave ushtarake të Kosovës, që
F. 5
Mblidhet urgjent Kryesia e PS
Lajmi ores 01
Ka vazhduar edhe pas mesnate mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e provokuar nga dorëheqja e ministrit Petro Koçi.
Dy kanë qenë problemet e diskutuara: emri i ri i ministrit dhe diskutimi i akuzave drejtuar Kryeministrit e Kabinetit.
Sot në Suplement:
Fjala e Fishtës në varrimin e Avni Rustemit
Poezi nga Sulejman Mato, Gjokë Beci, Agim Pepa, Gent Ulgini
Fabula nga Ferit Lamaj dhe dy tregime
F. 11-15
Në brendësi:
• Skalfaro: Faktoret shqiptarë nuk ndahen
• Raketa mbi Ambasaden Kineze kishte në shënjë Arkanin
• Tetë kabinet e NATO-s
• "Ylberi", ndihma nga miqësia e vjetër
• SPORT: Vllaznia humb ndeshjen dhe vendin e dytë