25/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 maj 1999

Tetë qytete serbe ngrënë krye kundër Millosheviçit. Kina kërcënon: Veto në OKB. Gjermania përplaset me Britaninë

F. 4

LDK mbledh pa kryetarin: Rugova, sille familjen në Tiranë

F. 5

Kreditorë, prisni dhe 14 vjet gjyqe për pronat e VEFA-s. Ministria e Drejtësisë refuzon kërkesat e Arapit të fajdeve

F. 8

Pesë të vdekur nga torturat

“Internacionalja komuniste” dhe Beogradi

Nga Bujar MUHARREMI Këto ditë erdhi për një vizitë zyrtare në Shqipëri, kryetari i fraksionit të Partisë së Socializmit Demokratik të Gjermanisë, në Bundestagun gjerman, Gregor Gizi. Ai u prit në Tiranë në takime të veçanta nga drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Përkundër vizitave të personaliteteve të larta të politikës dhe diplomacisë evropiane, vizita e zotit Gizi në Tiranë, kaloi pothuajse pa u vënë re. Shtypi shqiptar nuk i kushtoi asaj ndonjë shkrim apo analizë të veçantë. Përveç një protokolli zyrtar të ftohtë, komunisti gjerman, Gregor Gizi, nuk “shijoi” asgjë të veçantë në udhëtimin e tij Bon-Beograd-Tiranë. Është fakt jo pa rëndësi që udhëtimi i zotit Gizi në Tiranë u bë pas një vizite të planifikuar në Beograd, e që krijojnë shumë debate në parlamentin e median gjermane. Herr Gizi u takua në kryeqytetin e “ferrit ballkanik” me Sllobodan Milosheviçin dhe liderët e tjerë të nacionalshovinizmit serb. Vizita e Gregor Gizit në Beograd nuk qe e rastit. Ajo nuk është e shkëputur nga zhvillimet e tanishme në Kosovë e në Ballkan, dhe veçanërisht nuk është e shkëputur nga marrëdhëniet “vëllazërore” që disa qarqe komuniste evropiane po mbajnë në këto momente me komunistët serbë në Beograd. Përpara Gregor Gizit në kryeqytetin e Serbisë ishte për vizitë edhe kryetari i Partisë Komuniste Italiane, Armando Kosuta. Sinjor Kosuta u takua dhe bisedoi në mënyrë të përzemërt me presidentin e Jugosllavisë së mbetur.

Majko, 62 milionë për Shqipërinë SHBA dhe Japoni rëmbejnë hekurudhat shqiptare

F. 9

Dilema e kosovarëve: Ç’të bëjmë me kryesat e përdhunimit serb?

F. 16

Fitues të Lotarisë Amerikane

Në brendësi:

• KLD ndëshkon 14 gjyqtarë F. 11 • Selimllari pret Grabockën F. 13 Kosovarët kërkojnë njëri-tjetrin F. 12

Me tej, faqe 10