Po fitoi Millosheviç, rrezikohet rajoni. Ai s'mund të jetë pjesë e paqes
F. 3
Republika
4 qershor 1999
Godo Tani Kosovës i duhet një protektorat nga NATO, pastaj vjen pavarësia
F. 3
Lind FBI-ja shqiptare
Lufta nuk ka mbaruar
Millosheviçi shpërndan përgjegjësinë për Kosovën, duke pranuar planin për paqe të G-8. Ashtu siç parashikuam në numrin e djeshëm të gazetës, udhëheqja serbe i tha “po” kësaj marrëveshjeje gjatë një votimi në Parlament. Përgjegjësinë për katastrofën që i shkaktoi jo vetëm Kosovës, por edhe vendit të tij, Milosheviçi ia kaloi popullit të Serbisë, i cili e votoi marrëveshjen nëpërmjet përfaqësuesve të tij. Ndërsa Rusia shprejtoi të komentonte me entuziazëm rezultatin e përpjekjeve të saj diplomatike, Perëndimi po tregohet shumë racional në vlerësimin e asaj që është arritur në Beograd. Lufta nuk ka mbaruar, siç u shpreh opozita serbe. Për Perëndimin mund të jetë hedhur një hap i dukshëm drejt paqes, por kushtet e NATO-s, nuk vihen në diskutim. Pranimi i planit të paqes duhet të përfshijë të gjitha kushtet. Në të kundërt, NATO deklaroi se do të vazhdojë bombardimet. Diplomacia perëndimore e kërkon nga udhëheqja serbe një angazhim më të madh, pasi nën një “paketë” nuk mund të zbatohen element. Për fuqitë perëndimore hapi i parë është tërheqja e verifikueshme e trupave serbe nga Kosova. Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të miratojë një Rezolutë për t’i dhënë mandat forcës paqeruajtëse. Ende është e paqartë se kush do ta ketë komandën e forcës paqeruajtëse, cila do të jetë përbërja e kësaj force dhe çfarë roli do të bëjë Rusia në zba- Me tej, faqe 3
Një çast i dhimbshëm dje, në vapën përvëluese
Një çast i dhimbshëm dje, në vapën përvëluese. Foto: F. Bilani
Avokati jep alarmin: Po përgatitet arrestimi i Berishës
I akuzuari i UÇK-së për 14 Shtatorin: “Isha me mision të Shtabit”
Ndryshe nga anëtarët e kryesisë së PD-së, Berisha do të qëndrojë i ulur në bankën e të akuzuarve. Të gjithë të pandehurit e tjerë që do të gjykohen për akuzat e pjesëmarrjes në kryengritje dhe të dhunimit të institucioneve shtetërore, sipas avokatit Fana, “janë vetëm garniturë, sepse koka e dashit vjen më vonë”
F. 10
Në brendësi:
• Klinton: Bombardimet do të vazhdojnë
• Thaçi: Dakord me Marrëveshjen
• PS dhe PD, luftë fraksionesh
Çfarë firmosi dje Millosheviçi? Ja pikat e marrëveshjes
F. 5
Kur do t’ia firmosë Presidenti Meidani shtetësinë shqiptare Miss Albania-s, aktualisht me shtetësi jugosllave?
F. 13