Begeja: Pas Kosovës radhën e kanë zgjedhjet e reja
F. 3
Hashim Thaci: Serbët në Kosovë janë faktor stabiliteti
Hashim Thaci
Serbët në Kosovë janë faktor stabiliteti
F. 5
Majko: Duam prezencë të ushtrisë amerikane pa limit
F. 6
Pozitë-opozitë: Është koha për zgjedhje të reja
Shqipëria fiton Amerikën
Shqipëria arrin një fitore politiko-diplomatike. Shefi i shefave të shtabeve ushtarake amerikane, gjenerali Shelton, deklaroi dje në Tiranë se SHBA i garanton Shqipërisë mbështetje të gjithanshme. “Jemi krenarë të quhemi partnerë me vendin tuaj”, u shpreh z.Shelton. Ndihmën e gjithanshme ndaj Shqipërisë dhe praninë e trupave amerikane në Shqipëri, SHBA nuk e sheh vetëm si shprehje të domosdoshme të interesave amerikane për garantimin e paqes në Evropë, por edhe si akt detyrimi moral ndaj popullit shqiptar për qëndrimin ndaj krizës së Kosovës. Në rolin e partnerit më strategjik të vendit tonë, Amerika do të synojë që Shqipëria të rifitojë kohezionin dhe forcën e saj të brendshme, të institucionalizojë dhe konsolidojë proceset e qëndrueshme kushtetuese dhe demokratike, në mënyrë që të krijohet një kuadër politik i stabilizuar mirë, i cili të mund të përthithë efektet që do të sjellin ndryshimet socialekonomike të përmasave të mëdha. Të hysh në kohën amerikane nuk është thjesht një avantazh historik, por edhe një përgjegjësi e madhe. Duhet të vendoset menjëherë një strukturë ligjore, një sistem partish politike jashtë ekogjizmave dhe destruktivitetit, si dhe procedura të qëndrueshme parlamentare. Mbi gjithçka duhet të realizohet ndjekja e njëkohshme e qëllimeve të demokracisë dhe të tregut të lirë. Të mos harrojmë se jetojmë në një mjedis politik gati anarkik, në një sistem gjerësisht të korruptuar dhe të paefektshëm. Në këto kushte populli shqiptar duhet të përvetësojë kulturën politike të kompromisit të nevojshëm për një shndërrim të suksesshëm në një [tekst i prerë] Me tej, faqe 3
Ndërtesa apo Lidhja e Shkrimtarëve. Filaj, ky pionier i muzikës shqiptare.
Faruk Myrtaj
Ndërtesa apo Lidhja e Shkrimtarëve. Filaj, ky pionier i muzikës shqiptare.
F. 18-19
Suplementi i së dielës
Antologji poetike. 31 poetë lushnjarë në sofrën e “Republikës”. Big Ndoja ky bilbil i këngës shkodrane, nga F.Kraja. Cronenberg tenton të persekutohet si Rushdie. Një natë në Petralona, nga S.Sulejmani. Dashuri e agjentes, nga Gj.Papakristo
Në brendësi:
• Vazhdon grevat e minatorëve
• Prokurorët mbajnë peng gjykimin
• Meksi kërkon më shumë para nga Europa