08/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 korrik 1999

Rrezikojmë zgjedhje të vjetra

Nga Agim BAÇI E zhytur prej nëntë vitesh në një politikë pasionesh, politika shqiptare nuk po i jep asnjë shpresë depërtimit të asaj pjese shqiptare që e sheh politikën si art dhe detyrë për të shpalosur aftësitë në dobi të përparimit të vendit. Pandeli Majko, edhe pse vetë i dalë nga brezi i studentëve të dhjetorit, duhet se, sapo mori detyrën e drejtimit të qeverisë, vetëm rivalizoi në shabllone politike Sali Berishën në thirrjen që i bëri brezit të viteve ’90 për t’u kthyer në atë dhe - thirrja e tij mbeti thjesht një deklaratë për gazeta. Asnjë përkujdesje reale nuk u pa as prej tij e as prej zëvendësit të tij në qeveri, Ilir Metës, për të ftuar ralisht atë brez që është ende në ethet e idealizmit për t’i shërbyer atdheut. Të mbetur vetëm viktimë e entuziazmit të parë dhe pa asnjë parashikim për darën e “të vjetërve”, shumë shpejt Majko dhe Meta u futën në hudhínë e politikave në atë që shihen vetëm me dashuri apo vetëm me urrejtje, duke futur qeverinë e tyre në vlerësimin si kundërshtar apo simpatizant politik, pa u vënë re aspak ajo që duhet të bëjë realisht një qeveri për gjithë qytetarët e vet. Kjo edhe falë afërsive të Nanos dhe Berishës për të hedhur në treg bëndëveshtrimet të tilla për “dy dielmoshët”. Kështu, politika shqiptare, e mbetur në duar njerëzish brejtë të panjohur para viteve ’90, rrjedhimisht, që vazhdojnë të emocionohen fare lehtësisht para përgjedhjeve që marrin mbi supe, duke u dukur pendantë përballëtyre që duan nënshtetin e vet dhe thirracakë e inferiorë përballë ... Me tej, faqe 3

Përplasën të mëdhenjtë, Angjeli sulmon Poçin

F. 9 [Ilustrim satirik me shënimet: “TRIMI”, “Kontrabanda”, “Korrupsioni”] g. Vukani

Në brendësi:

PR: Ne nuk bëjmë koalicion me të majtën Në numrin tuaj të ditës së djeshme, në titullin “Kompromisi i madh i Majkos” të faqes 3, botohet edhe lista e qeverisë së mundshme “Majko 2”. Me gjithë konsideratën për gazetën tuaj, si dhe për burimet e saj të sigurta të informacionit, detyrohemi të sqarojmë se: 1- Ne nuk i takojmë atij spektri të politikës shqiptare që kënaqet nga përbërja e kësaj qeverie hipotetike. F. 3 • Kush e ndihmoi ish-komisarin e Sarandës të arratiset nga Shqipëria? F. 3 • “MIQTË”: Jeni të korruptuar “Shqipëria më së fundi, e pranoi faktin e ekzistencës së problemeve të korrupsionit”, tha ambasadori i OSBE-së Daan Everts, njëkohësisht drejtues i grupit “Miqtë e Shqipërisë”, në takimin e zhvilluar dje me përfaqësues të Qeverisë në Hotel Tirana F. 9 • Ja prapaskenat e organizatorëve të kasaphanës së Cërrikut F. 6