Cea: Ligjin në dogana e bëj unë! Angjeli të mos përzihet në emërimin e kuadrit
F. 9
Thaçi: Serbë, mos bini në grackën e Millosheviçit!
Parausharakët që kanë bërë krime bredhin lirshëm në Prishtinë
F. 5
AFOR-i “çarmatos” Qeverinë Majko
Tani edhe AFOR heq vellon e qëndrimit “të heshtur” dhe vë gishtin në plagën më të madhe shqiptare – praninë e gjithanshme të krimit.
AFOR ka preferuar të flasë dje hapur, duke sfiduar përpjekjet e Qeverisë shqiptare për të paraqitur krimin spontan dhe të administrueshëm. Zëdhënësi i AFOR-it ka preferuar dje të mos humbasë kohë, por të vërë gishtin në plagë, duke akuzuar edhe për prani të segmenteve të politikës shqiptare në nivelin e mbingarkuar të krimit. Mungesa e rendit në Shqipëri, e evidentuar nga opozita dhe e pranuar edhe nga qeveria, ka kohë që është pengesa kryesore në stabilizimin e shqiptarëve. Por, tashmë, që Ballkani është në qendër të investimeve, Shqipëria rrezikon të humbë shanset për investimeve vetëm si pasojë e përhapjes së këtij krimi, pasi askush nuk e fsheh që pas krimit qëndrojnë segmente politike dhe qeveritare. Madje edhe AFOR-i që gjatë gjithë kohës është përpjekur vetëm veprimeve dhe qëndrimit ushtarak, fitoi dhe në mënyrë të hapur Qeverinë shqiptare që të ndërmarrë me shpejtësi një sulm frontal ndaj krimit të organizuar, duke nënkuptuar kështu, se edhe aleanca ushtarake më e fortë e botës, NATO, do ta ketë të vështirë të qëndrojë në Shqipëri me një valë të tillë krimi. Nëse një sulm i tillë, frontal dhe i pakompromis, nuk merret me…
Me le!, faqe 3
315 makina të fajdeve u falen rrëmbyesve
Kosovë: UÇK varros të vrarët e pages
Trupat e KFOR-it marrin pjesë në varrimin e shqiptarëve “rebelë”
E ëma e njërit prej viktimave: “Kisha frikë se do ta vrisnin serbët. Siç duket, paska qenë e shkruar që të vritej nga ushtarët paqeruajtës...”
F. 8
F. 4
Kush tentoi të vriste Mikael Shumaher-in?
Xhani Anjeli: Unë jam i pafajshëm. Nuk kam gisht në akuzat e ngritura kundër Ferrarit. Do të bëj përgjegjës të gjithë ata që nuk e kontrolluan timonin
Kjo pak kishte rëndësi, ai kishte shpëtuar nga vdekja. Ai nuk do të jepte ngashërime si shoku i tij i mëparshëm Sena, për të cilin
F. 12
Nacionalizmi, zbatimi i ligjit dhe fanatikët
Nga Agim Zeka
Në të njëjtën ditë, më 10 korrik 1999 janë zhvilluar dy veprimtari.
E para, në Muzeun Historik Kombëtar, Partia Balli Kombëtar në bashkëpunim me Shoqatën “Lumo Skëndo” (pseudonimi i mëhaxhit Mit’hat Frashëri) përkujtuan përmes një veprimtarie modeste, por të sinqertë e deri emocionuese, 55-vjetorin e rënies së dëshmorit të parë shqiptar në Kosovë, nacionalistit 19-vjeçar, Hamid Troplini. Ky djalosh nacionalist, në monumentet e fundit të jetës së tij të krejt të re, para se të mbyllte sytë përgjithmonë u tha shokëve: “I thoni nënes të më qajë, rroftë Shqipëria etnike”.
Veprimtaria e dytë e së njëjtës ditë u zhvillua, si zakonisht në të tilla ngjarje, në Shtëpinë Qendrore të ushtarakëve në Tiranë dhe iu dedikoi, sipas organizatorëve fanatikë komunistë, 10 korrikut, ditës së themelimit të “Ushtrisë Nacionalçlirimtare”. Veçanti tjetër e dy veprimtarive: Në të parën morën pjesë nacionalistë, bashkëkohës të të rënit Hamit Troplini edhe nga Kosova, historianë, intelektualë të rinj, familjarë të dëshmorit nacionalist e drejtues të Ballit Kombëtar e të Shoqatës “Lumo Skëndo”, që po botojnë me shumë sukses veprën e ndritur të intelektualit erudit e nacionalist, Mit’hat Frashëri, ndërsa në të dytën, përveç fanatikëve e nostalgjikëve komunistë të sverdhur, morën pjesë edhe dy përfaqësuesit e “gjakut të ri”.
F. 3
TIENAN MEN 10 vjet nga pranvera e përgjjakur
TIENAN MEN
10 vjet nga pranvera e përgjjakur
F. 11
Në brendësi: Mafia politike nën hetime italo-shqiptare
Në brendësi:
Mafia politike nën hetime italo-shqiptare
Hetuesit: “Pista e parë do të jetë verifikimi i pasurisë për të gjithë nëpunësit e shtetit”, ndërsa asnjë emër nuk është bërë publik
TIRANE: Mafia politike do të hetohet nga Prokuroria. Deklarimi i bujshëm në shtyp i Drejtorit të Drejtorisë Hetimore në Prokurorinë e Përgjithshme Agim Tirana, se “mafia politike është shtrirë kudo”, është bërë tashmë objekt i hetimeve që priten të fillojnë së shpejti nga Prokuroria e Përgjithshme me iniciativën e kësaj të fundit. “Në këtë
F. 6
Partia e Visar Zhitit është Letërsia
• Partia e Visar Zhitit është Letërsia
Letër e Hapur ambasadorit Çuçi në Romë
F. 3
Kontrabandistët lirohen në sallën e gjyqit
13 vjet burg për 7 të pandehur, 5 ish-oficerë dhe dy transportues të mallit
TIRANE: Bosët e kontrabandës së cigareve vazhdojnë të kalojnë të qetë maunet e tyre, ndërkohë që policët e doganave vuajnë dënimin për favorët që u bëjnë të tjerët, këtyre personave. Dje, Gjykata e rrethit Tiranë ka dënuar me nga një vit e gjysëm burg, 5 ish-policë të doganës së Goricës dhe menga tre vjet të pandehur të tjerë, të cilët janë gjykuar në
F. 6