06/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 gusht 1999

Garuli: Krimi zotëron gjithë territorin politik të vendit

Garuli: Krimi zotëron gjithë territorin politik të vendit F. 3

Roçi: Lufta e bandave i paraprin kongreseve të dy partive të mëdha

Roçi: Lufta e bandave i paraprin kongreseve të dy partive të mëdha F. 3

Minarolli: Nuk i kuptojmë marrëzitë e shtetit dhe strukturat e tij

Minarolli: Nuk i kuptojmë marrëzitë e shtetit dhe strukturat e tij F. 3

Pushtetarët e korruptuar në Gjykatën Ndërkombëtare

F. 9

Liderë apo kapterë?

Shqipëria duket vendi me klasën politike më të habitshme dhe origjinale në botë! Në këtë vend liderëshipi politik e trajton vendin, si ai fshatari idiot: vetëm për ta mjelë! Ky lidership nuk ka as më të voglin përgjegjësi për ta ushqyer lopën! Konkretisht, nga vendosja e pluralizmit në vend, vetëm një parti politike e ka ndërruar liderin e saj! Të gjitha të tjerat kanë për lider themeluesin e tyre përbërës. Bile, ka edhe parti inekzistente, të cilat figurojnë, megjithëse liderët e tyre ja kanë mbathur për arsye mashtrimi etj. Jashtë shtetit! As do më shkonte mendja të shkruaja për liderët tanë politikë, sikur mos më kujtohej, se ky vend, gjatë dekadës së fundit, ka pësuar disa goditje cerebrale dhe për këtë gjë kriminale, ose pasojë drejtimi adoleshent, nuk mban përgjegjësi asnjë lider politik! Është brengëshit e bajmalinueshme, që ashtu të mos mbajë përgjegjësi për mbi 4000 të vrarë e të dhunuar, fundi dhe këtyre liderëve politikë mos t’u hyjë asnjë gjemb në këmbë, kur vriten njerëzit me antitank në mes të Tiranës, apo kur në Tropojë aplikohet atentate me mina të telekomanduara, nga ato që i bënë zili edhe raport mafiozë të Palermo-s! Eshte fare jashtë logjikës elementare, që këta liderë të vazhdojnë të flasin me lot në sy për fatkeqësitë që i kanë rënë në botë. Adhuret i tyre të shtrenjta dhe nga ana tjetër të harrojnë se janë ata, me profanizmin, apo me ndonjë ves të keq që tyre, që e kanë futur dhe po e fusin më thellë Atdheun në grupë! Ironia më e madhe është kur këta njerëz japin leksione me pagesë nga

Liderë apo kapterë?

ndonjë OJQ rreth sistemi të demokracisë, ndërkohë që as u shkon mendja të japin dorëheqjen nga ana e tyre, bur dëshëtimi është jo vetëm katastrofal, por edhe kanibal! Kjo do të thotë të tallesh në mënyrë të pashembullt me të paskrupullt me një popull, i cili realisht ka më tepër se tre vite që po vetëadministrohet, pasi s’ka as shtet e as politikanë! Mirëpo politikanët tanë janë po atë: në tribuna, konferenca e kokteje dhe vazhdojnë të flasin në emër të popullit martir shqiptar! Bilanci i këtyre dhjetë vjetëve të Shqipërisë rezulton jo negativ, por sterrë i zi! Dhe për këtë bilanc kriminal, kanibalësh e banditësh duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë liderët tanë politikë që kanë shijuar pushtetin dhe që jo vetëm nuk janë liderë, por nuk meritojnë të jenë as kapterë! Këta politikanë janë degradurar roba. Tani duhet vetëm pak burojo nga të gjithë ne, që t’iu argumentojmë me durim shembullor këtyre njerëz ve, se sa be dhe punë të tjera, që ata mund t’i bëjnë shumë më mirë. Ka ardhur koha, që nën shembullin e Evropës së demokratisë, aq të predikuar nga politikanët tanë, edhe në Shqipëri të aplikohet rotacioni dhe të mbajë përgjegjësi dikush, për disfatat. Partitë politike nuk janë prona, që të mbahen, si tek ne, me tapi! Shqipërisë nuk i bie flaka, po lihen nga skena politike ca liderë. Koha e Enverit, kur njëshi nuk diskutohej, ka vdekur. Puna është ta pranojmë këtë realitet dhe të mos mbajmë më në mes të gjithë kësa vape ca kufoma liderësh nëpër selitë e partisë koalicioniste - tenderlaste, se jo vetëm u qelbën shtëpitë, për rrezil do na bjerë koka!

KOALICIONI QEVERITAR KOALICIONI KRYETARI Partitë “e vogla” parlamentare: Veto ndaj arbitraritetit të PS dhe PD F. 3

Ish - kreu i PD-së përshëndet ftesën e Berishës për fraksion

Shehu: E kam provuar një herë kënaqësinë e kryetar-llëkut F. 5

Intervistë

F. 5

Gjykatat, bashkëpunëtore me kriminelët

Flet Neritan Ceka F. 2

Qeveria po abuzon me pronarët

F. 3

Arrestohet “partizani i vogël Velo”

F. 7

Solana shkruan për stabilitetin në Ballkan

F. 1

Vazhdon kthimi i emigrantëve shqiptarë: Në një javë, 1500 të kthyer

F. 2