18/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

18 gusht 1999

Majko: Arsimi, urë që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën

F. 3

Pollo: Ministri Poçi është ndryshe

Nuk ka qenë i implikuar me bandat F. 3

Nano, bien kështjellat e sigurta në bazë

Majko po fiton më shumë zemra socialiste F. 5

Prokuroria kërçënon Meidanin

F 6

Hija e Mafias mbi hijen e Shtetit

Nga Agim BAÇI Prokuroria shqiptare hodhi dje një hap të suksesshëm në largimin e atyre pak investitorëve dhe shoqatave bamirëse që kanë mbetur në Shqipëri, duke i cilësuar ato si “shtëpi mafioze”. Ky hap i Prokurorisë duket dora e fundit që i jepet mungesës së plotë të rendit në Shqipëri, mungesë që ra përdorur nga shefi i Antimafias në Prokurorinë e Përgjithshme, pa pasur “në duar” asnjë investitor mafioz, është rruga më e shkurtër për të frenuar “ndonjë të rrisur” që ka menduar se mund të investojë në Shqipëri, si dhe rruga më e sigurtë për të bërë që edhe ata pak investitorë që jetojnë “shqiptar- ka sjellë vdekjen klinike të ekonomisë shqiptare, e kryesisht atyre që guxuan të investojnë në këto vite “mesjetare”. Sigurisht, askush nuk mund të mohojë që në rrogë të investitorëve apo shoqatave bamirëse të fshehen elementë të padëshirueshëm për shqiptarët, madje edhe mafiozë të rrezikshëm për gjithë vendet e Rajonit. (Në një vend të lirë, ku shteti nuk ekziston e askush nuk heton profesionalisht, çdo i çmendur është i lirë të bëjë ç’të dojë, nëse askush s’e kap apo s’e dallon që është i tillë). Por, një prokurori, që rëndom duhet të operojë mbi fakte, nuk mund të mbetet në deklarata, e për më tepër të imitojë lojëra politike, që rrjedhin nga politikanë, që ruajnë veç karrigen mbi të cilën janë (lexo: ikanë) ulur. Që pas ardhjes në pushtet, fijet e pushtetit të koalicionit të majtë nuk kanë kapur me fakte, siç i ba “hije” organeve të Drejtësisë, ndonjë investitor mafioz. Ndërkohë që nga ky shtet është lëvizur lirshëm vetëm për të akuzuar disa me origjinë nga vendet arabe, ku në të shumtën është përdorur ekstradimi apo ekzekutimi enigmati[k]. Ndaj, hap i Prokurorisë shqiptare, më shumë se sa një “gjetje profesionale”, i ngjan një mbështetjeje politike për diktat që ba filluar të zhvijë qeveria e koalicionit të majtë. Lojëllja e ... [vazhdon në kolonën ngjitur] ... kurtër jetojnë “shqiptarisht” të fillojnë t’i vënë gjithshton kokës për atë që po bëjnë ende. Hapat spektakolarë të organeve të Prokurorisë shqiptare në drejtim të zbulimit të krimit dhe kontrabandës, vendimet e çuditshme të gjykatave, deklaratat hipotetike të ministrave dhe kryeministrit dhe mungesa e plotë e rendit, janë bllokimi dhe asfiksimi i vërtetë i jetës së gjithanshme të shqiptarëve. Këto hapa bëhen më të ndjeshme kur dikush prej tyre, madje drejtuesi i lartë që i përket asaj fushe “ku flitet vetëm me fakte”, publikojnë çudirat e fundit “shqiptarçe”. Nëse shefi i antimafias në Prokurorinë e Përgjithshme ka fakte për mafiozët investitorë dhe bamirësit mafiozë, ai duhet të nxitojë t’i publikojë e t’i largojë në mënyrë të menjëhershme ato që abuzojnë me Shqipërinë e varfër. ...Ndryshe, duhet ta themi shkoqur: Një shtet që flet pa fakte, një prokurori që thur poezi me “shtëpi mafioze”, një ministër që tregon përralla për revolta dhe një kryeministër që mban gjithë këta “kriminalë” rrethorull, as nuk duhet e as nuk mund të marrë përsipër drejtimin e jetës së një vendi. Shqiptarët duhet të ndihmojnë qytetarësh largimin e qetë të kësaj qeverie...

Majko afron rreth vetes njerëz të PD-së

F. 5

Përgatitet lëkundja serioze e Berishës

Sulmohet Policia e Shkodrës

Qëllohet me breshëri mbi policët e Rendit F. 7

DBSH kërkon hapa konkretë nga Qeveria për Kosovën

F. 3

Republikanët pranë popullit vëlla turk

Kryesia e Partisë Republikane, Tiranë, i shpreh ngushëllime Presidentit të Turqisë, z. Demirel, si dhe qytetarëve turq të lënduar nga fatkeqësia e madhe natyrore. Republikanët shqiptarë, të prekur nga humbjet e vëllezërve të tyre, janë pranë Turqisë në këto momente të dhimbshme, të gatshëm për të ofruar ndihmën e tyre.

[Karikaturë; nënshkrimi anësor: “A. [?] 99”]

Përgatitet lëkundja serioze e Berishës, PD u jep 7 ditë kohë rivalëve

F. 3, 5

Karamitro denoncon Guvernatorin e Bankës

F. 8

Me drejtoren e TOB, Zana Çela

Botën e pasuroj me fantazinë time

F. 13