Faleminderit Hollbruk!
Nga Arben ILIAZI
Vizita e pestë e anul-luar e person-it të lartë të politikës dhe diplomacisë amerikane. Pas znj. Klinton, presidentit Klinton, z. Ollbrajt dhe z. Kohen, është ambasadori Hollbruk që nuk zbret në Aeroportin e Rinasit. Arsyet, më tepër sesa “teknike” dhe “atmosferike”, janë politike dhe diplomatike. Hollbruk ka vizituar rajone të përfshira në luftë, pa i lëvizur qerpiku. Diplomacia amerikane po na ndëshkon për pasivitetin në luftën ndaj krimit. Çmimi i këtij ndëshkimi është shumë i lartë. Atë po e paguajnë të gjithë shqiptarët, me izolimin ndërkombëtar, me mungesë perspektive për investime, me terror psikologjik mbi ata që kanë vendosur të mos e braktisin këtë vend. Perëndimi, veçanërisht SHBA, na ofruan shumë drejt demokracisë, por ato nuk u shfrytëzuan. Investimi masiv për demokracinë dhe sigurinë e shqiptarëve, nuk u përdor për nxjerrjen e sjelljeve paqësore, të drejtësisë dhe të ndershmërisë, por për biznese të pisët politikë, për trafiqe dhe për të gjitha llojet e korrupsionit dhe kontrabandës. Tani kemi arritur në një pikë ku demokracia është në rrezik dhe kur jetët tona janë të kërcënuara nga obsesionet e krimit të organizuar. Shqipëria po tërhiqet zvarrë drejt një horizonti, ku shpresa nuk mund të ricilëbohet. Vaj halli të pyesësh për të ardhmen politike dhe ekonomike. Perëndimi duket se e ka të vështirë për të parandaluar këtë situatë somaliane, që fillon prej degenerimit politik, shtrirjes drejt vuajtjeve masive dhe mynxyrave me kaos dhe anarki totale. Tani qeveria shqiptare kërkon komunikon me telefon diplomacie përëndimore, merr mesazhe prej tyre, por nuk është në gjendje të garantojë asgjë. Po të sundojë kjo gjendje nuk është çudi që kontaktet diplomatike qeveria jonë t'i zhvillojë me “internet” ose me takime në ajër, larg kufirit shqiptar. Megjithëse “ëndërrues pragmatikë”, qeveritarët tanë nuk kanë asnjë program për rendin, nuk i përfillin parimet dhe ligjet kushtetuese duke shpër-fillur kështu humanizmin dhe arsyen ndaj shtetasve shqiptarë, si forca që garantojnë paqen dhe sigurinë. Ambasadori Hollbruk dha mesazhin më të vlefshëm duke anulluar vizitën e tij. Shqiptarët duhet ta falënderojnë këtë diplomat të shquar, arkitekt i paqes në Bosnje dhe pjesërisht dhe i përfundimit të luftës në Kosovë. Përse duhet të rrëz-llojmë perëndimorët për të mbajtur në fuqi një shtet hajdut, cinik dhe të hipotekuar tek Mafia? Hollbruk i ka thënë të vërtetën pushtetit të Tiranës dhe diplomacisë impotente shqiptare. Demokracia ha nëvojë për respekt, shtetll për respektim të ligjeve. Krimi është bashkëautor i politikës zyrtare. SHBA nuk mund të luajë më rolin e hipokrizisë.
We are ungoverned; the world isn't helping us
Neqeverisëm, bota s'na ndihmon
SHQIPËRIA, VEND TRANZIT PËR SHQIPTARËT
SHQIPËRIA,
VEND TRANZIT
PËR
SHQIPTARËT
Filloi sezoni i ikjeve masive
F. 11
S 21677? ... nr 205-230, e plotë?