Shteti midis policisë dhe krimit
Nga Dalip GRECA
Policia shqiptare është më e godi[?] e mbetur jetim, dhe kaq. Kriminelët janë larguar gjithmonë në drejtim të paditur.
Statistikat janë tronditëse. Jo pak, por 140 policë janë vrarë brenda dy viteve. Kjo është statistikë e fundit e dalë nga burimet policore të Ministrisë së Rendit, si e tillë është e besueshme. Opinioni shqiptar vazhdon të jetë ende i tronditur, pasi nuk po shfaqen shenjat e renuit dhe qetësisë. Krimi është zot, ndërsa qytetarët nuk e kanë jetën të sigurtë. Kush do t’i mbrojë? Doemos se shteti përmes policëve, por kur shtetit nuk i dhimb policët, por i çon si çapjet tek kasapi dhe më pas kriminelët nuk i gjen askujt, doemos se besimi i qytetarëve mbetet i lëkundur.
Është tronditës fakti ka shumë më tepër policë të vrarë brenda dy viteve, se sa kriminelë të arrestuar! E vetmja dritë, që vjen nga kjo statistikë e zymtë është fakti, se policia ka vendosur të reagojë. Duhet se edhe ajo vetë nuk mund ta pranojë më realitetin. Policia është kthyer në tabelë qitjeje për kriminelët! Vetë krerët e policisë e pranojnë se ky realitet është i papranueshëm, por, që ta luftosh, duhet një strategji dhe strategji me fjalë nuk bëhet! Fundja plumbat nuk kanë vetëm kriminelët. Nëse nuk do të ketë një mbështetje ligjore për veprimet antikrim, do të duhen “trima” në radhët e policisë për t’i kthyer besimin qytetarëve se qetësia mund të na rikthehet.
Policia shqiptare vejushat dhe fëmijët e mbetur jetim, dhe kaq. Kriminelët janë larguar gjithmonë në drejtim të paditur.
Doksal konkluzioni i mësipërm pasi është absurdidet që t’u kërkosh qytetarëve të mbrojnë policët, përkundrazi këta e kanë për detyrë që të mbrojnë dhe garantojnë jetën e qytetarëve. Po ka shumë arsye përse policët janë më të pambrojtur se sa qytetarët dhe të pazotët e vetes për t’u mbrojtur. Një nga arsyet është se autoriteti i tyre ra sapo në mes të uniformave blu u fut politika. Kush kishte policinë kishte me vete fitoren e votave, aq sa shqiptarëve iu neveritën zgjedhjet.
Përfundimisht autoriteti i policisë ra për tokë. Kjo është njëra arsye e zbehjes së pushtetit të policit (cili në përdendim është absolut), por edhe më vonë, pas protestave ndodhen të njëjtat fenomene: policia u tradhëtua nga bashkëpunimi i drejtësisë me politikën. Kriminelët e kapur, më parë dilnin se sa hynin në qeli. Ku shkoi përballja e policit me vdekjen? Një drejtësi e korruptuar nuk mund të jetë mbështetëse për policinë.
Veçanërisht këta dy vjetët e fundit ka patur një ndjesi të paparabar të mes policëve dhe kriminelëve. Fitorja ka qenë në krahun e kriminelëve. Policët janë ndëshkuar pa mëshirë. Në fushën e betejës kanë mbetur të vrarë policët, më pas u është organizuar një përcjellje me lule dhe u janë ngushëlluar
Lindin Skuadrat Antikrim: “Rambot” e policisë shqiptare do të asgjësojnë kriminelët
Lindin Skuadrat Antikrim:
“Rambot” e policisë shqiptare do të asgjësojnë kriminelët
F. 6
RAF ’99