15/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 shtator 1999

Roçi: Unifikimi i opozitës përjashtohet kategorikisht

F. 3

Nano: Kam 8 muaj që nuk flas me kryeministrin aktual

F. 3

Meksi: “Opozita demokratike”, gati programi alternativ

F. 3

Qeveritarët përgatiten për të ikur

F. 3

Pas kongreseve do të bëhet Shqipëria!

Nga Faruk MYRTAJ Pedagogu i një prej fakulteteve më me emër në tregonte një fakt nge jetës. Ngjetës për të e për të gjithë që kanë jetë të tëra që presidenti bëhet politikë për Shqipëri: “Kështatorin e shkuar, kur çelëj viti universitar, në oborrin e fakultetit u rreshtuan vetëm 25 studentë. Turp ta them, por numri ynë, i pedagogëve, ishte më i madh se ai i studentëve...! U morëm vesh me kolegët që në pjesën e pedagogëve të rrinim brenda godinës, që të mos binim në sy si maxhorancë në krahasim me ata që do të merrnin mësim nga ne...”. Bëhet fjalë për njërin prej fakulteteve të inxhinierisë, që ka mbajtur gjallë ekonominë e këtij vendi. Tani që Shqipëria fitoi pluralizmin, por, tragjikisht, humbi ekonominë, humbi prodhimin, ky fakultet u mpak e u rrëgjua vit pas viti. Pedagogët janë pothuaj po ata. Ata të moshës së vjetër, që s’kanë këllqe për t’ia mbathur në Perëndim, ku ka respekt dhe mundësi për të shpërblyer trurin e njeriut. Qindra e mijëra të tillë. Opozitat gjithnjë fajësojnë pozitën, deri sa ngjiten vetë në pushtet. Emrat e inxhinierëve dhe specialistëve shqiptarë janë rradhëshet shoqata për prestigjore botërore. Diplomat i kanë “konvertuar” vetë, realisht, pas provave konkrete, me nevojat e këtyre vendeve të zhvilluara. S’rri më kush në fakultetet tona, edhe studentët i preterojnë më inxhinierët... Të gjitha rrugët janë filozofi, letërsi, gazetar...! Në të vërtetë, ashtu siç e ka katandisur Shqipërinë politika, duket se vetëm si politikan, militant dhe gazetar mund të bësh emër, para dhe lavdi...! O kështu o... zog mergimtar! Se fundi, besohet mashtrimi i radhës: Deri në kongreset e PS-së e PD-së do bëjnë si do bëjnë. Atë ditë Shqipëria do bëhet! Kuvendi, (Vendi i Fjalëve) miratoi Paketin e Stabilitetit të Eurojuglindjes! Kaq e kishin vuajtjet tona. Lum kush të mbetet në Shqipëri...! Sheshet e sallat e përvjetorët e brigadave mbushen plot me njerëz të rinj e të thinjur që ngjiren për pluripolitikanët. Të rinjtë, sidomos të rinjtë e shkolluar, inxhinierët e specialistët, krahu e mendja e fuqishme, po fluturojnë drejt Euromerikës. Ashtu si më 1945-ën, shkollat e universitetet janë kthyer në kurse kundër analfabetizmit: mjaft të marrim një diplomë. Kaq. Askush s’na gjen sot punë mendjeje. As shteti, që merret me politikë, as pronarët, që fitojnë ankan-der për t’u pasuruar pa pasur detyrim prodhimin! Shtëpi sa ngjiten në shet, zbresin prej andej si pasunarë, e rrallekush si pronar zhvillon fronte pune; rrallekush kërkon fuqi të mendjes; gjithkush preferon minutën, të gjithë marrin pjesë në tendera, rrallekush ndjehet rrallëkush për fatin e ndërmarrjeve të privatizuara. Politika ofron përkrahje për të pasuruar “të vetët” e radhës; sa herë që ofrohet fushata elektorale a kongreset, zënë e ujdisen listat e pasunarëve të radhës: i gjori shtet, fatkeqja pasuri kombëtare, të mjera ndërmarrje, që vetëm për të përdorur e për të thirrur në punë mendjen e dijetitin shqiptar nuk ndjen gjëjesi. Zotësia tashmë quhet aftësia për të fituar para, pa punuar, pa studiuar, pa menduar: mjaft të merresh me politikë, mjaft të votosh për atë që bërtet më fort e që premton më bukur!

MADE IN ALBANIA AEROPORT © M. Xh.?

Grupi socialist kërkon të thyejë Poçin

F. 5

Policia dhe “Guardia”, luftë me skafistët

F. 7

Ambasadori Amerikan qetëson dy polet e politikës

F. 5

Deklarimi i pasurive Flet Gramoz Pashko, Këshilltar Ekonomik i kryeministrit

Deklarimi i pasurive Flet Gramoz Pashko, Këshilltar Ekonomik i kryeministrit F. 8

OSBE dhe KE, shmangin korrupsionin

F. 6

Qeli për hajdutin e Bankës

F. 6

Online Albania Vizitoni: www.albaniaonline.net