26/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

26 shtator 1999

Godo: Kina, asgjë antiperëndimore

Ekzistojnë fusha të rëndësishme bashkëpunimi F. 5

Garuli: Veprimet e paramenduara të politikanëve shqiptarë

F. 3

Vili Minarolli në postin e kryetarit të PD-së, Tiranë

F. 4

Gjyqtarët hanë e pinë me banditët

F. 7

Socialistët, gati të dorëzojnë pushtetin

Ilir BUSHI Qeveritarët, pasi kanë mbytur në dëshpërim Shqipërinë, po përgatiten të marrin një vendim nën zë për dhënien e pasaportave diplomatike, fillestarëve të tyre opozitarë, në mënyrë që kjo t’i shërbejë për vete, si Romardare shpëtimi. Partia Socialiste dhe turma e gjithë pushtetarëve po bëhen gati të dorëzojnë pushtetin dhe pikërisht në agoninë e ikjes, ata po tentojnë t’i hedhin opozitës një pasaportë diplomatike, si alternativë bashkëpunimi, që nuk është gjë tjetër veçse shpresë shpëtimi për ta, nga dallgët e oqeanit të nesërm. Qeveria shqiptare këto ditë po diskuton për dhënien e këtyre pasaportave diplomatike, të cilat dy vjet më parë, i cilësoi të paligjshme dhe të shoqëruara me një koleksion akuzash. Menjëherë pas këtij veprimi, për dje u dërgua me radhë, drejtuesit e pushtetit, duke imituar fshehjen e kokës së strucit, pas këtyre pasaportave, organizuan një sistem të tërë kombëtar, bandë e tërë, që brenda parimit e njohur të priftit famëkeq, “bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”. Nxitimi me të cilin klasa e pushtetarëve organizoi grabitjen e pasurisë kombëtare të bind në një vetëdenoncim fatal para syve të popullit dhe qarqeve ndërkombëtare që përfundon me de-maskimin, ndonëse në ndër-… [?] paralajmërimin e fundvitit përpara mbetjes së anijes. Në këtë rast kuptohet qartë se vetmja gjë që u ka mbetur pushtetarëve është të shpëtojnë kokat dhe sidomos valixhet e mbushura, pa të cilat udhëtimi për në botë do ishte shumë i vështirë. Kështu që qeveritarët po pranojnë t’i japin këto pasaporta në emër të opozitës, me shpresë, që nesër edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo është një tentativë e njohur nga politikanët që përgatiten të bien prej karrigeve të pushtetit, sepse këtë herë përsëriten më parë edhe drejtuesit e PD-së. Me sa duket, kjo klasë politike, që gjithmonë ra ngelur për vjeshtë, përgatitet që pas dimrit të luftës politike dhe fushatave elektorale të pranverës, të shfrytëzojë verën e ardhshme për pushime romade jashtë Shqipërisë. Kështu që, pasi i kanë mbyllur diraret e perspektivës për kombin e tyre, ata kanë nxituar të hapin dyert e aerodromeve për veten dhe familjet, në mënyrë që të garantojnë një jetesë më të mirë. Dhe pavarësisht nga loja me pasaportat diplomatike, populli shqiptar, nga largimi i tyre tinzar, përsëri do të mbetet i fituar sepse nesër, pas ikjes së politikanëve, kombi do të numërojë disa hiqqarë dhe mashtrues më pak.

Intellectuals: Discount ...for our minds

Intelektualët: Skonto ...për mendjet tona

Forum i përbashkët i partive politike

F 6

Përfaqësuesit e DBSH-së rik konfirmojnë mbështetjen e Diathtëve italianë

F 4

Online Albania

vizitoni: www.albaniaonline.net

Sot në SUPLEMENT

PROZË nga Vili Xhaferi, POEZI nga Demir Gjergji dhe Adonis (Liban), ESSE nga Borbes, RRËFIME për Aleksandër Dumas, GRAFIKA nga Belortaja etj.