08/10/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 tetor 1999

Mediu: Rrezikohemi nga politikat konfliktuale dhe dritëshkurtëra

F. 3

Meksi: Emrat e Këshillit të ri Kombëtar të PD-së të përcaktuara

F. 3

Berisha firmos mungesën e dëshmitarëve në parti

F. 3

Prokurori i VEFA-s, i pandehur

Shqipëria është amaneti ynë

Nga KOLË JAKOVA Intelektualët shqiptarë po heshtin dhe kjo përbën tragjedinë më të trishtueshme të kohës sonë. Pa dashur të flas konkretisht për fatalitetin dhe greminën ku po e drejtojnë pseudopolitikanët e sotëm Shqipërinë, unë, një intelektual i vjetër i këtij kombi dua t’i kujtoj nxënësve dhe kolegëve të mi se në emër të intelektualëve që ikën dhe atyre që do të vinin pas nesh, në kandonim një këngë patriotike ku thuhej, “Shqipëri, atdhe i dashur, në të lemë, ty të varfër”. Pra në emër të brezave ne, i kemi premtuar nënës sonë të dashur, Shqipërisë, se do të luftojmë me çdo mënyrë për të mos ta lënë atë të varfër dhe të mjeruar. Por, fatkeqësisht, tani ne moshen e pleqërisë së vonë, po konstatoj me dhimbje dhe trishtim se nuk e kemi mbajtur si duhet premtimin e dhënë. Pra Shqipëria, në këtë fundshkulli po vazhdon të jetojë orët e saj të zeza, duke na kujtuar kështu se ne, nuk ishim të zotë të mbanim dhe të çonim në vend amanetin e Rilindasve tanë të mëdhenj. Ndofta kjo do të ishte një e keqe e vogël dhe e riparueshme në qoftë se intelektualët e sotëm nuk do të rrinë duarkryq dhe gojëmbylur. Këta intelektualë dhe patriotë duhet të kuptojnë sot garantizimin gjë të rëndësishme dhe sublime: atë që kombi dhe Shqipëria nuk mund të presin më shpëtimin prej pseudopolitikanëve, por prej bijve të popullit që gjithmonë e kanë treguar se nuk do të pranojnë servilizmin dhe nënshtrimin. Tani është koha e përshtatshme që ata jo vetëm të flasin por edhe të veprojnë. Kontributi i tyre i sotëm do të matet me rezultat e ringritjes së Shqipërisë në ditët e nesërme. Asnjëriu, nuk i lejohet memecëllëku dhe servilizmi, sepse nesër gjithësesi cili do të përgjigjet para ndërgjegjes së tij dhe para gjyqit që do të bëjë historia. Brezi ynë megjithëse punoi dhe luftoi me përkushtim, përsëri ka ende një vrasje ndërgjegjeje, për arsyen se nuk mundi të garantojë një të ardhme të qëndrueshme për fëmijët dhe nipat tanë. Por ajo që nuk kemi mundur të bëjmë deri sot, duhet korigjuar menjëherë, me anë të kontributit të përbashkët sepse Shqipëria është në pritje të mbajtjes së premtimit.

F. 6 Lazer Filipi: Unë, Lenini, që ëndërroj për kthimin e pronave

Kosovë: Zgjedhjet në pranverë

F. 4

Krimi trondit Shkodrën

F. 7

Poçi shkarkon 24 oficerë F. 2 Nano, nga humbja në humbje F. 5 Incidente të rënda në kufi me Maqedoninë F. 2 Vera franceze e ardhur kontrabandë trullos policinë F. 7

Donatorët e huaj i vënë kushte Shqipërisë

F. 9