Cea: 10 mijë dollarë për një vend pune
Intervistë me shefen e Misionit të Komisionit Evropian të Antikontrabandës
F. 8
Politika si "teatër r kukullash"
Nga Ramadan SOKOLI
Atmosfera politike është kthyer tanimë në një “teatër kukullash”, ku regjisorët që lëvizin telat e buratinëve, nuk po e kuptojnë dot kurrsesi që kjo lojë komike po i shkakton vuajtje kombit shqiptar. Shtuhitë e paralajmërimeve për destabilitet, u ngjajnë afisheve që njoftojnë shfaqjen e tragjedive, ku faturën e paguan gjithmonë kombi shqiptar dhe perspektiva e vonuar e popullit tonë, i cili la merituar prej kohësh një fat më të mirë. Rrëshqet e dendura të furtunave politike kanë krijuar një pellg të madh në atmosferën e tanishme, saqë po rrezikojnë seriozisht aspiratat dhe të ardhmen tonë. Forcat e errësirës, të cilat në çdo kohë kundërshtojnë përparimin dhe dritën, duket se kanë gjetur periudhën e përshtatshme për të përfituar në interesat e tyre personale, në njollosje lajkërimet e natës që ndjehen të lumtur në fluturimin e tyre të mërzitur. Por kjo gjë natyrisht që nuk duhet toleruar të vazhdojë gjatë, sepse fenomeni negativ ra mbi fundin e tij dhe pas kësaj pritet ringjallja. Sipas ligjeve të fizikës, nga përplasjet e forta të shkreptimave, lind gjithmonë drita dhe shkëlqimi.
Gjithmonë drita dhe shkëlqimi. Kështu që logaritë e këtyre forcave të mbrapshta për të na rërçenuar me errësirë, nuk mund të realizohen më sepse ndërkaq rombi është ndërgjegjësuar për rikthimin tek vlerat iluministe të rilindasve tanë, të cilët në asnjë rast nuk e kanë pranuar nëpërkëmbjen. Ideja e intelektualëve shqiptarë në kuptimin e moralit të së keqes së kombit, por ajo gjithashtu është një sinjal i qartë se shoqëria jonë nuk i pranon më eksperimentet regresive. Vendi ynë ra ende një arsenal intelektualësh, të cilët do të dinë të gjejnë rrugët e shpejta të dritës dhe të ripërtëritjes së vlerave. Kështu që “teatri i kukullave” dhe ata që luajnë pas tij, me interesat kombëtare, një ditë do të japin përgjigjen për zgjedhjen e alafit të keqësisë së rrjesëre, por tanimë është e qartë se për ta ka ardhur koha të bëjë perde e aktit final, sepse Shqipëria u ka lëshuar kushtrimin bijve të saj më të mirë për të garantuar fatin e merituar. “Ti ke pas qenë një zë i rëndë/ burrat e dheut të thoshin nanë”, thotë Mjeda. Ndërsa ne themi se Shqipëria ende është e bukura e dheut, por largimi i herës së errësirës do të zbulojë fuqishëm hiret e saj.