Dokle, i inspiruesi i sulmit anti - Nano
Mblidhen rreth tij bojkotuësit
F. 5
Bumerang
Nga Aleksandër GARULI
Në të qarqe të ndryshme intelektuale thuajse është kthyer në modë të qenurit indiferent ndaj politikës. Duke tentuar të qëndrojnë politikën me indiferentizmin e tyre, këta intelektualë në njëfarë mënyre shprehin revoltë ndaj kësaj politike të çartur, që aktualisht po dominon jetën e përditshme. Këtë lloj dëshpërimi, madje edhe më shumë, politika aktuale sigurisht e meriton, por a mjafton kjo? Në qoftë se do qëndronim mbi këtë argument, mund të pyesnim... Mbi kë rëndon më tepër ky indiferentizëm i intelektualëve, mbi politikën apo mbi vetë ata?
Eksperienca e hidhur e këtyre viteve dëshmon se megjithëse është politika shkaku i konflikteve, pasojat e këtyre konflikteve i kanë vuajtur të tjerët. Politika ba dalë gjithmonë e fituar prej konflikteve që ajo vetë krijon. (Ndofta kjo është edhe një arsye shumë e qëndrueshme). Për këtë arsye, të qenurit indiferent ndaj politikës nuk i sjell asaj asnjë pasojë, përkundrazi pasojat rëndojnë drejtpërdrejt mbi gjithë shoqërinë dhe mbi vetë intelektualët si pjesë e shoqërisë, madje si pjesa më e ndjeshme e kësaj shoqërie. Pra, indiferentizmi, kjo armë e heshtur me të cilën intuita intelektuale godet politikanë, në një mënyrë apo në një tjetër rthehet në bumerang.
Në këtë aspekt, asnjë intelektual nuk mund të justifikojë heshtjen e tij ndaj dëmeve të herëpashershme që sjellin politikat e gabuara. Për sa kohë këto politika të gabuara bëhen shkas për rrënimin e ekonomisë, shkencës, artit, kulturës, arsimit e deri të moralit të kombit, nuk mund dhe nuk duhet të heshtet ndaj kësaj të keqeje.
Kurrkush nuk mund të ndjehet komod duke u fshehur pas heshtjes. Pasojat e politikës ndjekin çdo. Këto pasoja depërtojnë në çdo qelizë të jetës, madje jo vetëm në pjesën e dukshme të saj. Këto pasoja po ndjehen edhe në brendësi të jetës së shoqërisë sonë. Po rrënohen njerëz dhe raporte morale mes njerëzve. Po prishen deri radhët që formojnë mentalitete. Deformimi i mentaliteteve është një faturë që paguhet me breza.
Në këto rrethana shtrohen edhe njëherë pyetjet: A mund të lejohen njerëz primitivë e pervers të rrënojnë një vend të tërë? A mund të heshtet para këtij rrënimi?
Më tej faqe 2
Ja pse dështoi Reforma Ekonomike në Shqipëri
F. 8
Konferencë Shtypi
Sot ora 11.00, në Selinë Qendrore të PR, Kryesia jep një konferencë për shtyp