02/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

2 nëntor 1999

Thaçi: Durimi ynë ka kufi. Kërkojmë një Kosovë të lirë

F. 4

Berisha: Të protestojmë kundër votëbesimit të Metës

F. 3

Shehu: Bojkoti është në vazhdën e veprimeve politike të Berishës

F. 6

Gjinushi: Majko e rrëzoi Meidanin

F. 3

Shpresa të mbytura

Nga Ilir BUSHI Pau tha rënë ende boya me të cilën stjografi i Meidanit firmosi kabinetin qeveritar, një liqen lotësh do të derdhet mbi detin e Vlorës, ku të afërmit e dymbëdhjetë të mbyturve do të kërkojnë pranë familjarëve të tyre, ndërsa një shoqëri e tërë do të kërkojë më në fund riciklimin e identitetit të vet. Para trupave të femijëve të mbytur nuk mund të thuhet më asnjë fjalë shprese, jo vetëm se ata nuk do të mund të dëgjojnë më simfonionë e shurdhuar të grindjeve tona të përditshme dhe mizore, por sepse tragjedia e jetës dhe vdekjes së tyre refuzon çdo arsyetim. Para tyre jemi të gjithë fajtorë dhe mund të thuhet se në Adriatik është mbytur ndërgjegjja e trazuar e një kombi të tërë. Për këtë tragjedi nuk mjaftojnë karataktet e botës, për t’i hedhur në formën e lotëve dhe as bubullimat në formën e vajtimeve. Për ata nuk mjaftojnë mesazhet e ngushëllimit nga qeveritarët hipokritë sepse këta qeveritarë janë në radhë të parë, përgjegjës direktë për humbjen e besimit tek e ardhmja. Emrat e shpallur të kabinetit Meta, nuk bënë gjë tjetër në këtë prag dimri, përveç se shtuan radhët e njerëzve që duan të largohen sa më parë nga Shqipëria, njësoj siç ikin njerëzit nga një kolerë pa shpresa shpëtimi. Rritja e fluksit të atyre që duan të largohen, konstatohet gjithmonë në prag të rënies së qeverive postkomuniste, por kjo për përsëritet periodikisht edhe në prag të ribrijimit të tyre. Ata nuk duan ta kuptojnë kurrsesi se përshkak të skemave të tyre hileqare dhe mungesës së dashurisë për Kombin, një shoqëri e tërë jeton në prag të greminës dhe mbytjes, e gatshme për të sakrifikuar edhe jetën në rrushin e vetëm që të mos i dëgjojë më gënjeshtrat bastardë të pseudopolitikanëve, të cilët duan të vënë në gjumë ndërgjegjen e Kombit, për ta zhvatatur më pas qetësisht në emër të interesave të tyre kriminale. Të mbyturit e djeshëm, fëmijë, gra dhe njerëz të pambrojtur, me zor rishin siguruar paratë e pagesave të udhëtimit për të qëtësuar shpirtin në një vend më të garantuar, ku të mos jetë kriminaliteti, korrupsion, papunësi, varfëri dhe shkatërrim moral. Por fati i përplas edhe gratë e tyre në brigjet e shëmbinjve, duke shkaktuar një tragjedi kombëtare, e cila duhet respektuar me një zi të përgjithshme. Një minutë heshtje dhe një ditë janë në tepër pak për fëmijët, vëllezërit dhe motrat tona që humbën jetën në batakombet e Adriatikut. Kjo është e domosdoshme në mënyrë që pas saj të mësohemi të mos heshtim më për mos heshtim më para platformave makabre që përgatiten të hedhin në det të gjithë shoqërinë e sotme shqiptare.

REZOLUTË E ASAMBLESË KOMBËTARE TË PR Bashkëpunim për një proces të ri zgjedhor

Tragjedi në det

Shuhen 11 jetë njerëzish F. 2 PD ndahet më dysh për Metën F. 6 INTERPOL fal Gazideden dhe Agim Shehun F. 7 Qeveria shpall tender për restorantin e saj F. 8