03/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

3 nëntor 1999

Kosovë, dy e treta e popullsisë e papunë

F. 4

Vejsiu përfaqëson "rebelët" në rregulloren e re

F. 3

Pëllumbi: S'do i kursej vërejtjet ndaj programit të qeverisë

F. 5

Deputetët socialistë: Hiqni Edi Ramën

Ministrat e “vjedhur” po shembin Shqipërinë

Nga Ilir Bushi Thuhet se në Kombinatin e Tekstileve, me mermerin e vjedhur të varrezave, u ndërtua një shtëpi, e cila u shemb pas dy muajsh në mënyrë misterioze, duke zënë brenda njerëzit e shtëpisë që ishin njëkohësisht autorët e vjedhjes makabre. Ndërsa në politikën shqiptare ndërto- në krye të strukturave antikontrabandë, por premtimet e tyre pompoze, për luftë të hapur nuk e lehtësojnë sindromën, por e keqësojnë edhe më shumë. Sa herë që në prag të rikrijimit të qeverive, këta drejtues flasin në teori kundër korrupsionit, ata përpiqen që të vendosin në listën e ndërtohen kabinete qeveritare me ministra të “vjedhur” nga tenderat e rrugëve, apo skandalet e doganave dhe këto qeveri bien njëra pas tjetrës, por në të vërtetën ndryshim se ato nuk zënë brenda konstruktorët e këtyre veprave të zeza, por ato përmbysin platformat kombëtare, duke ndihmuar kështu vonesën e perspektivës së vendit. Shpejtësia me të cilën konstruktohen dhe bien qeveritë në Shqipëri, e cila është bërë një modë sezonësh, ka lidhje para së gjithash me mungesën e sinqeritetit, të drejtuesve socialist, të cilët me shprehjet e tyre demagogjike duan të mbulojnë shifrat e dollarëve të vjedhur, që i janë marrë njerëzimit dhe varfërisë së kombit tonë e cilëtor, gjer në palcë. Drejtuesit e pushtetit flasin për rrezikun e mafies dhe paralajmërojnë masa të repta ndëshkimi, por populli i thjeshtë e di fare mirë që shejtanët e lumit nuk mund të ndëshkojnë kurresesi veten e tyre. Këta drejtues janë të vendosin në listën e kabinetit pikërisht ministrat më të korruptuar dhe më të përfolur për ushtrimin e kontrabandës, sa herë që flasin për ndershmëri, ata vendosin më të pandershmit, sa herë që flasin për kulturat ata vendosin aty, më të pakulturuarit dhe sa herë që flasin për luftë kundër mafies, ata përkundrazi përgatiten të vrasin njerëzit e ndershëm që nesër do të dëshmojnë në gjyqin e historisë, se çfarë i punuan kombit shqiptar, vampirët e fundshekullit. Nesër Qeveria Meta, do të marrë votëbesimin e Parlamentit, e bindur dhe e vendosur të pasojë shkatërrimin dhe terrorizimin e jetës shqiptare, duke e çuar shoqërinë drejt humnerës. Ndërsa për vete, ngjell si pehlivanët e cirkut, do të mbijetojnë majë telave, për të qenë të gatshëm të riciklohen në qeveritë e reja që periodikisht do përpiqen të ripërsërisin të njëjtën gjë, përpara syve dhe heshtjes sonë të pafajshme.

Lojë e dyfishtë e besnikëve të Nanos

F. 5

Prokuroria, presion i ri mbi Berishën

Agim Tirana: Kreu demokrat se shpejti në bankën e të akuzuarve F. 6 Pranga 11 pjesëtarëve të rrjetit italo shqiptar F. 7 Kontrabanda e çimentos gjellit 50 milionë USD në vit F. 9

Fatmir Mediu: Jo klaneve mafioze që po ngjiten drejt pushtetit

Intervistë F. 3

Karikaturë; tekst i pjesshëm i dukshëm: “Yor…”; nënshkrim: “Mushi”.

TITANKU 'korruptsionit'