27/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 nëntor 1999

Shqipëria do pranohej në BE që në '96-ën

F. 5

S'është bërë mbledhje për të përjashtuar deputetët

F. 3

Nano rehabiliton viktimat e Majkos

F. 3

Zogu, rebelohen prokurorët

F. 2

… Kapeni hajdutin

“Hajdutët e Ali Babës janë futur në arkiva, kanë hyrë në kryeministri”. Kështu deklaronte para pak kohësh Berisha, ndërsa dje, Kryeministri shqiptar, duke përsëritur refrenin e njohur për luftën ndaj korrupsionit, ka dhënë urdhër të prerë që në thelb nënkuptohej: “të kapet hajduti, që ka ikur në drejtim të paditur”. Ndërkaq, drejtuesit e lartë të shtetit ka kohë që flasin për rritjen e efikasitetit të luftës kundër korrupsionit, disa ditë përpara, ose pasi emrat e tyre, janë bërë të njohura në publik, për organizime konc... [?] drabandashe, a përzierje në trafiqe të ndaluara. Gjithashtu organizatorët e njohur të veprave të zeza, një orë pasi lajnë duart me shampanjë, shpeshherë dalin në televizor dhe teor... [?] për qëndrime të “ashpra”, që duhen mbajtur ndaj fajtorëve. Gjendja tragjike duke u zgjatur në kufirin e infinitit, ka filluar më në fund të fitojë një karakter grotesk, aq sa duket më në fund se vetë fjala “i korruptuar” nuk përmban më doza të fajit. Aq e vërtetë është kjo saqë vetë njerëzit i drejtohen ndonjëherë njëri tjetrit me fjalët, “po ku je i korruptuar”. Madje, aq përkëdhelëse është bërë kjo fjalë, saqë, duket se njerëzve që nuk i aderojnë shprehje të tilla, kanë filluar ta ndjejnë veten të fyer. Ndërkohë historitë dhe skandalet e korrupsionit, të publikuara prej kohësh, duket se kanë futur në arkiva, nga ku pritet të zhduken së shpejti. Kanë mbetur pas seancave të pambaruara gjyqësore, akuzat për vagonët, për tenderat e rrugëve, privatizimin e ndërmarrjeve, shitblerjen e ndihmave, trafikun e karburanteve, klandestinëve, armëve cigareve, e deri tek korrupsioni i bluzave të bardha dhe organeve. Në këto afera janë përmendur disa herë emrat e ndryshëm të pjestarëve të kabinetëve qeveritare. Lufta kundër korrupsionit ka fituar tanimë përmasa abstrakte aq sa të jepet përshtypja se kjo strategji luftarake është huazuar nga Don Kishoti që nga epoka e mullijve të erës. Pra, luftohet kudo në mbledhje qeveritare, konferenca shtypi, seminare ndërkombëtare, etj, e madje është krijuar edhe një strukturë anti-korrupsion, e cila po funksionon “gjithsesi”, në gjetjen e fajtorëve. Ndofta për këtë gjë, si edhe për të spostuar tregëtimin e qendrave në periferi, qeveria kas marrë si masë si masë ëikase transferimin e firmës “Gabi”, pranë Alliasit. Madje, janë ndaluar edhe kuajt që të ecin në bulevardet, e para institucionve. Ndërsa brenda tyre, Kua jt e Trojës, korrupsioni real dhe kontrabanda, vazhdojnë të gëryejnë perspektivën e shqiptarëve, nën tirit e kryeministrave të rradhës; “kapeni hajdutin”.

Digjen fondet, Ruka në sherr me Angjelin

F. 9

Prokuroria, ftesë-thirrje familjes Hajdari

F. 2

Bashkia e Tiranës padit Gjykatën

F. 6

Korrupsioni, pragu i pakapërcyeshëm i socialistëve

F. 5

Arrestohet polici, vrau një bandit

F. 6

Sot ora 11 në Selinë Qëndrore, Kryesia e Partisë Republikane, jep një konferencë për shtyp.