PD, divorc përfundimtar me Brojkën
PD,
divorc
përfundimtar
me Brojkën
F. 3
Gjinushi: Çfarë do Nano, bëjmë ne
Gjinushi:
Çfarë
do Nano,
bëjmë ne
F. 5
Kujt do t’i mbetet dopio gjashta?
Nga Ilir Bushi Meta me sa duket e njeh fare mirë lojën e domin osë, ku dopio gjashta duhet t’i mbetet në dorë, Majkos apo Nanos, për të hyrë vetë në lojë në fund të kësaj fitues. korrupsionit, janë gjërat që nuk kanë ndryshuar, madje janë rritur së tepërmi në periudhat e fundit. Duke cilësuar si të papërgjegjshëm, elementë të veçantë të strukturave shtetërore, histori e fundshekullit si fitues. Kjo sepse tanimë është e qartë që skemat e PS kanë dështuar, për shkak të mungesës së sinqeritetit të pushtetarëve ndaj institucioneve dhe popullit. Për këtë arsye ai nxiton të deklarojë se “ka mbaruar koha e gallatës”, por me emrat e kabinetit dhe miellin e misrit që disponon, nuk të bind që mund të bëhet bukë gruri, apo institucione serioze. Nga ana tjetër vizita dhe fjalimi i fundit në doganë, tregoi edhe një herë se trau i postbllokut për të kaluar në rritjen e thithjes së të ardhurave, është i bllokuar nga elementët e mafias shtetërore. Dhe ndërsa nën rrogoz, maunet e kontrabandës, shkatërrojnë ekuilibrat ekonomikë, Meta u përpoq dje, të japë përshtypjen, se ka ikur koha, kur në qeveri bëhej gallatë, ose veprohej me papërgjegjësi. Pra, duke pranuar se Nano e Majko, kanë toleruar aferat e pandershme në piramidat shtetërore, Meta kërkoi të jepte përshtypjen që kazna e tij, do të rrëzojë çdo kollonë të krisur të pushtetit, për ta ndërtuar atë nga e para. Megjithëse pak gjë ka ndryshuar nga struktura e qeverive të mëparshme, Meta dëshëron të mos e kuptojë se pikërisht përmasat e krimit ekonomik dhe veçantë të strukturave shtetërore, Kryeministri shpreson t’i mbyllë gojën njerëzve që shohin çdo ditë se në themelet e qeverisë së re, po shtrohet zift i mbeturinave që ka tepruar nga tarracat e qeverive të mëparshme, të cilat kanë pasur si bazë mashtrimin dhe kontrabandën. Dhe ndërkaq, për të kompletuar pardin e kësaj ngrehine, organet e drejtësisë shqiptare, shtrohen në seminare të pafundme, ku mësojnë se si duhet ndëshkuar krimi dhe korrupsioni, e pastaj firmosin lirimin e kriminelëve, banditëve, apo të korruptuarve. Treguesit më të qartë të dështimit, janë para së gjithash, rënia e mirëqenies, rritja e kriminalitetit dhe shtimi i numrit të të papunëve. Lind pyetja: a do të përfitojnë gjë qytetarët e thjeshtë në jetën e përditshme nga fjalimet dhe masat e qeveritarëve të rinj, apo do të vazhdojë ende kufizimi i energjisë, rritja e papunësisë, mungesa e ujit, ngritja e çmimeve, shtimi i kriminalitetit, shkatërrimi ekologjik, shpronësimi total etj, etj. Apo gjithshka do të vazhdojë në frymën e lojrave të pandershme, ku dopio gjashta i mbetet vazhdimisht në dorë qytetarëve, që gjithsesi, duhet të paguajnë indiferencën e tyre?
Kondi akuzon: Gjykësori lëmsh
Kondi akuzon:
Gjykësori
lëmsh
F. 6
Sot ora 11, në Selinë Qëndrore, Kryesia e Partisë Republikane, jep një konferencë për shtyp.