Pollo: Fillimisht të gjejmë formulën e antikorrupsionit
F. 3
Melo: Nuk mund t'i them po Konventës së PS-së
F. 5
Berisha: PD kundër pjesëmarrjes në antikorrupsion
F. 5
Mbyllen dosjet e qeveritarëve
F. 2
Kriminelët strehohen në Kosovë
Kriminelët shqiptarë i janë sulur tashmë Kosovës në kërkim të një terreni të ri veprimi ose të një strehe për t’i shpëtuar Policisë shqiptare.
F. 5
Ismet Haxhia rrëfehet në Prokurori
Njohtohet rreth bisedave dhe hetimeve për çështjen “Hajdari”. Dy letra publike të botuara në një nga të përditshmet shqiptare janë kthyer tashmë në prova të pakontestueshme.
F. 2
Meta zhduk Komandot nga Porti Durrësit
Kryeministri Ilir Meta ka “ndrequr” gabimin e paraardhësit të tij Majko, duke i siguruar vetes jetëgjatësi në postin e kryeqeveritarit...
F. 5
Rruga drejt Pavarësisë: Këshilli i ri administrativ për Kosovën
Mazhoranca abuzon me përjashtimin e Shqipërisë nga KE
Nga Aleksandër Garruli
Shkalla e kriminalitetit është një nga problemet themelore të shoqërisë aktuale shqiptare. Ky fakt duhet të përbëjë një nga shqetësimet kryesore të mazhorancës qeverisëse dhe ajo duhet të ndërmarrë veprime pikërisht për të ulur shkallën e kriminalitetit.
Nga ky këndvështrim duhet gjykuar mbi zbatimin ose jo të dënimit me vdekje. Nëse mazhoranca parlamentare e qeverisjes me strukturat e saj, siç është Gjykata Kushtetuese, bllokon dënimin me vdekje, nga kjo do të kuptohet se si PS dhe veglat e saj gjykojnë mënyrat e luftimit të krimit. Kështu, pyetjes: mbi cilët argumente hiqet dënimi me vdekje, fare thjesht mund të përgjigjesh se nuk ka asnjë argument për këtë, përveç se “një urdhri” të Këshillit të Europës. Por, a i kanë pyetur përfaqësuesit e Shqipërisë negociatorët e KE-së: Përse duhet het[?]
(Vijon në faqen 3)
Meta “keqpërdor” opozitën
Meta nuk e di se ç’është komisioni antikorrupsion, nuk e ka ditur kur e ka propozuar atë. Miqtë e Shqipërisë, nuk e ka ditur kur ia ofruar opozitës dhe nuk e di as sot. Fatkeqësisht jo vetëm Meta, por edhe ata që janë afër tij.
Kjo është një tendencë për të abuzuar me opozitën, për ta futur atë në diskutim për një komision që as ai vetë se di se ç’është. Në diskutimet që janë bërë është hedhur ideja për një nivel komisionesh. Ku pjesëmarrja e opozitës është diskutuar në një komision monitorimi, që nuk do të varej nga qeveria dhe që do operonte në mënyrë të pavarur.
Pra Meta nuk ka ide të qarta dhe vazhdon të mos e ketë për deri sa nuk e di se çfarë bëhet. Kryeministri mbetet abuziv në raport me opozitën që në propozimin e parë deri tani. Ai duhet të dalë e të thotë se kush është statusi i komisionit të monitorimit, kush është mënyra e kompozimit të tij dhe kush janë raportet e tij me institucionet e shtetit shqiptar. Në qoftë se ai jep këto përgjigje ai do krijonte një ide më të qartë dhe do të mundësonte t’i jepte një rol më konkret opozitës.