Lokalet më luksoze të kryeqytetit kanë mirëpritur mbrëmjen e ndërrimit të viteve, përveç njerëzve të fuqishëm të biznesit, edhe pushtetarët “rrogëtarë”. Më i populluari me njerëzit që përfaqësojnë politikën dhe shtetin shqiptar ka qenë bar restorant “Piazza”, i cili ka qenë i pari në garën e çmimeve më të larta për këtë natë. Familja kryeministrore ka preferuar që ta presë aty fillimin e mijëvjeçarit të ri.
F. 5
SHISH DHE PROKURORIA FIRMOSIN “PAKTIN”
Gati arrestimet e bujshme për kontrabandën dhe korrupsionin
Kryeprokurori shqiptar dhe shefi i shërbimit informativ kombëtar diskutuan dhe nënshkruan dje për orë të tëra mes tyre, duke vendosur pikat mbi “i” për disa çështje që sipas tyre konsiderohen “të rëndësishme”. Edhe pse në Organin e Lartë të Akuzës shqiptare dita e djeshme ka qenë “e shkretë”, shefi i këtij organi, ndryshe nga vartësit që vazhdojnë ritualin e pushimeve të Vitit të Ri, ka nisur punën.
F. 2
MIJERA SHQIPTARE TË PRISHTINËS FESTOJNË MES DEBORES
Mijëra shqiptarë festuan kalimin në vitin 2000 në qendër të Prishtinës së rrethuar me këllacave, fishekzjarreve dhe flokëve të borës. Në një skenë të vendosur para teatrit kombëtar, familjet shqiptare të burgosurve Serbëdhënit kërkojnë qeverisë së Beogradit lajme për të afërmit e tyre për lirimin e tyre. Përfaqësuesi i OKB në Kosovë, Kushner, përsëhndeti çlirimin e Kosovës dhe siguroi se do bëjë gjithçka që ka në dorë për të marrë një përgjigj nga Beogradi lidhur me çështjen e të burgosurve.
F. 4
Tirana në vigjilje të mijëvjeçarit të ri
Shkrim me laps mbi fotografi: “Sll… të …” [?]
Tirana në vigjilje të mijëvjeçarit të ri — 2000