08/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 janar 2000

Mediu: I domosdoshëm konsensusi mes opozitës

F. 3

Milo proteston ndaj qeverisë greke

F. 5

Traktë kundra vizitës së Berishës në Berat

F. 5

Koalicioni qeveritar pranë shkatërrimit

F. 5

PARTITË E OPOZITËS UNIFIKOJNË QËNDRIMIN

Grupimet politike të opozitës “E Djathta e Bashkuar Shqiptare” dhe “Bashkimi për Demokraci” kanë dalë dje me një qëndrim unanim për kontestimin e KQZ-së dhe për të mos lejuar manipulimin e proceseve zgjedhore në vend. Kryetari i PD-së, Berisha, ka vlerësuar partitë pjesëmarrëse në tryezë si forcat e djathta që shkëputën Shqipërinë nga mbretëria e ant vlerave për ta kthyer atë në një shoqëri demokratike. F. 3 INTERVISTË/Flet kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvend, Sabri Godo

PRESIONI GREK ËSHTË I QËLLIMSHËM

INTERVISTË/ Flet kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvend, Sabri Godo mbretëria e antiliberave INTERVISTË/ Flet Godo PRESIONI GREK ËSHTË I QËLLIMSHËM Nuk e di se si arsyetohet nga pala greke për një gjë të tillë dhe çfarë afatesh janë vënë për zgjatjen e saj. Nëse pritet që Shqipëria të nënshtrojë Konventën e Gjenevës, do të thotë që shteti grek bën presion ndaj nesh, sikur të ishim një vend që administrohemi prej tyre. Ju si kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, si i shikoni veprimet e fundit të autoriteteve greke në pikat kufitare në Jug të vendit? Ky nuk është një veprim normal i një shteti fqinj, me të cilin ne kemi miqësi dhe i cili deklarohet si një nga partnerët tanë kryesorë. Kjo duhet të ishte evituar, për më tepër që nuk duket domosdoshme, e diktuar nga ndonjë shkak. Mund të përmend disa fakte. Megjithëse nuk e kemi nënshkruar Konventën e Gjenevës, që përdoret si pretekst, kjo nuk ka sjellë në ndonjë problem me shtetet e tjera të Europës. Shqiptarët qarkullojnë lirisht në Itali, Gjermani, Francë e kudo. E dyta, nëse Greqia e kishte të domosdoshme marrjen e një mase të tillë, duke bërë përjashtim nga vendet e tjera, të paktën duhet të kishte bërë një paralajmërim. Kurse me këtë veprim brutal dhe të befasishëm, ajo bllokon të gjitha mjetet e transportit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, bllokon qarkullimin e personave që udhëtojnë me automjetet e tyre dhe mbi të gjitha bllokon transportin e mallrave. zgjatjen e saj. Nëse pritet që Shqipëria të nënshkruajë prej tyre. A e lidhni këtë presion me vizitën e fundit të kryeministrit shqiptar Meta, në Greqi, ku ai ka ngritur edhe çështjen çame? Nuk do të thosha pikërisht këtë. Janë një varg gjërash të cilat po të mbidhen bashkë, atëherë duken si një lloj strategjie e caktuar nga segmente të administratës greke. Kjo, (Vijon në faqen 3)

Nuk njihen patentat e 15 mijë emigrantëve — F. 7 Ambasadori i OSBE-së qorton kryeprokurorin — F. 2 Lazaratasit sërish luftë me policinë — F. 7 Shteti saboton zhvillimin social — F. 8