11/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 janar 2000

Hiqet taksa e solidaritetit

F. 2

RINIS PËRPLASJA MES DY FIGURAVE KRYESORE TË PS-SË

Nano kërkon eliminimin e kryeministrit nga FRESH-i, ndërkohë që Meta nuk dëshiron të humbasë klanin e tij mbështetës në parti Kreu i Ekzekutivit, Ilir Meta, i trembet manovrimeve të liderit socialist, Fatos Nano. Ai vazhdon që të mbajë fort postin e kryetarit të FRESH-it, i cili mund të jetë forca e tij e fundit në rast të rrëshkitjes nga posti i kryeministrit. Në mbledhjen e djeshme të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të FRESH-it, Ilir Meta, është përpjekur që të bëjë një analizë të plotë të punës së forumit rinor të rinisë eurosocialiste, të cilin ai drejton. Madje, Meta ka kritikuar edhe rezultatet e dobëta të arritura pas kongresit të 3-të të PS-së, ku fresistët e tij nuk zunë ndonjë përqindje të konsiderueshme në radhët e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të partisë në fjalë. Por cili do të jetë kreu i ardhshëm i FRESH-it? F. 5

Luftë apo paqe në Kosovë?

F. 4 FREDENSNOBEL PREIS FÜR MILOSEVIC?

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë Protestë për bllokimin e gazetave në Tiranë Një vendim i Bashkisë së Tiranës i vënë në zbatim nga Policia ka bllokuar për dy ditë shitjen e gazetave në kryeqytet. Shoqatat e Gazetarëve të Shqipërisë tërheqin vëmendjen e Bashkisë dhe të Policisë për bllokimin e shitjes së gazetave dhe kërkojnë me forcë mosbllokimin e shitësve ambulantë që merren me shitjen e tyre. Me keqardhje konstatojmë se në ndonjë rast është përdorur edhe dhunë ndaj shitësve ambulantë. Ne besojmë se vendimi i Bashkisë së Tiranës, për ndalimin e shitësve ambulantë në kryeqytet nuk ka lidhje me shitjen e lirë të gazetave. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm që në Shqipëri shitja e gazetave nuk është e organizuar nëpër kioska dhe mungon infrastruktura përkatëse. Është një traditë tashmë 10 vjeçare dhe Bashkia e Tiranës e ka parasysh vendimin e saj. Për shitjen e gazetave do të ishte mirë të paktën të konsultohej me botuesit dhe të mos e konsideron- te gazetën si mall të njëjtë me mallrat e tjerë të konsumit të përditshëm. Ngushtimi i hapësirave të shtypit dhe të informimit të të publikut të gjerë me barriera penguese në shitjen dhe shpërndarjen e tij, është në fund të fundit edhe ngushtim i pushteteve qendrore apo lokale dhe dëmton mjaft shoqërinë shqiptare. Për Lidhjen e Gazetarëve të Shqipërisë Ylli Rakipi Për Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë Armand Shkullaku

Agjentë të FBI-së, hetim krimit të organizuar

F. 6

419 kilogram drogë në makinën e policisë

F. 7

“Gërvish dhe Fito” me xhepa të shpuar

F. 13

Krye doganieri: Do të luftoj korrupsionin

F. 9

KANTINA E PIJEVE Gjergj Kastrioti SKËNDERBEU Tel & Fax: 052 23 353 • Prodhim Natyral • Standard Shtetëror • Cilësi - Siguri Nanos ofron bashkëpunim sipas orekshit të tij F. 3 PD në kërkim të drejtuesve të rinj F. 5 Mustafaj Korridorin 8 e pengon Meidani F. 3