21/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 janar 2000

Mediu: Kush do ti ruajë votat nga gangsterët

F. 3

Starova: Arritëm të bashkohemi me vendime konkrete

F. 3

Veli: Korrupsioni është kthyer në alarm për shoqërinë shqiptare

F. 5

Rihapet Shërbimi Konsullor i SHBA në Tiranë

F. 2

Koalicion kontrabandistësh që mbajnë era naftë

F. 5

PRONËSIA JONË NUK MUND TË MOHOHET ME LIGJE TË MBRAPSHTA

Pronarët e Novoselës i sqarojnë Qeverisë ligjin themeltar të shtetit Ne, pronarët e fshatit Novoselë, Vlorë, ju drejtohemi me këtë deklaratë, me shpresë se do të ndikoni në zgjidhjen e problemit. Jemi pronarë trashëgimtarë në fshatin Novoselë, Vlorë, qysh nga viti 1400, të vërtetuara me dokumente të ndryshme. Dokumentet e fundit, që vërtetojnë pronësinë tonë, janë ato të Arkivit të Shtetit, që rezultojnë deri në çlirim. F. 8

MEDANI E ANGJELI, MILIARDA LEKË MAKINA

Mijëra minatorë kanë muaj që nuk paguhen, pasi pasin nuk ka para Miliarda lekë janë arkën e shtetit për t’u kthyer pjesërisht në makina për udhëheqjen dhe pjesërisht në xhepa të individëve. Dhënie fondesh në shuma marramendëse, përzgjedhje e firmave të cilave u besohen prokurimet e drejtpërdrejta, përfitime të paligjshme nga funksionarë dhe individë të tjerë jashtë Qeverisë, është një shqetësim që bëhet nga njerëz të ndryshëm në nivele të larta të aparatit shtetëror. F. 9

NDJEKJE PENALE PËR DREJTUESIT E PREFEKTURAVE

Ekspertët e Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas një kontrolli të imtësishëm në disa nga prefekturat e vendit kanë vërejtur shkelje të rënda, për të cilat ngarkohen me përgjegjësi prefektët që kanë drejtuar në disa prej prefekturave të vendit. Pas një konstatimi pak kohë më parë në një abuzimi të madh nga prefekti i Beratit, Ndue Cega, ekspertët e KLSH, menduan ta shtrijnë këtë kontroll në të gjitha prefekturat e vendit. Sinjali i dhënë kohë më parë për abuzime të prefektëve me di[?] etal e tyre është vërtetuar gjatë ditëve të janarit edhe nga drejtues të Kontrollit të Lartë të Shtetit. F. 2

Opozita bashkë për të mbrojtur votat

Tryeza e iniciuar nga PR del me vendime të përbashkëta Dje në Hotel “Dajti” partitë parlamentare të opozitës dolën me një vendim të përbashkët konkret lidhur me oponencën e fuqishme që do t’i bëhet KQZ-së të dekretuar nga Medani dhe ndryshimeve në ligjin elektoral. Republikanët të cilët kanë marrë iniciativën e tryezës së dytë të opozitës kanë hedhur idenë e ngritjes të një grupi ekspertësh për legjislacionin elektoral.

Amstel Beer

THE ORIGINAL DUTCH BEER

Deka Group

Gazeta “Republika” do botojë vazhdimisht materiale të dosjes Preçi ku hidhet dritë mbi kontrabandën dhe korrupsionin