23/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

23 janar 2000

Mediu i ftuar në Konferencën e Budapestit nga Instituti “Robert Shuman”

F. 3

Berisha në Elbasan: Nano ka vjedhur florinitë e Kërrabës

F. 5

Arbnori: Policia po instrumentalizohet nga interesat politike

F. 5

Çeka: Edhe pse Nano është i keq, unë përsëri e dua

F. 5

Aleanca Demokratike në prag të braktisjes së Koalicionit

F. 5

PSE E LAKMON NANO DREJTIMIN E KOMISIONIT “AD HOC”?

Kryesocialisti dhe tentativa e tij drejt pushtetit absolut Nga Juli Prifti Kryesocialist, Fatos Nano, është i vendosur ta krijojë Komisionin e propozuar nga vetë ai për Paktin e Stabilitetit. Vendosmërinë e tij, të mbështetur edhe nga parlamentarët rozë, nuk e ka zbehur as bllokimi i materialit të tij në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme. Nano do ta kalojë në seancë plenare propozimin e tij, duke qenë i sigurt se deputetët socialistë do t’ia miratojnë pa bërë shumë fjalë. Deputetët e opozitës duket se nuk përbëjnë problem për të, pasi Nano e ka treguar me fjalë e me vepra që nuk e përfill opozitën. Në fjalimin e tij të fundit, para kryetareve lokalë të PS-së, Nano ka folur i bezdisur për ekzistencën e opozitës, duke theksuar se këto janë kushtet dhe socialistët janë të detyruar të punojnë me opozitën përherë këmbë. Po, përse kaq këmbëngulje nga ana e kreut socialist, të ardhur sërishmi në këtë post pas shumë manovrimesh, për të krijuar Komisionin e Paktit të Stabilitetit? Normalisht, të gjithë e pranojnë që Pakti i Stabilitetit është një projekt gjigand, i cili do të krijojë mjaft mundësi zhvillimi për shqiptarët, por ekzistojnë komisione të përhershme parlamentare, të cilat kanë detyra të përcaktuara qartë në rregulloren e Legjislaturës shqiptare. “Hileja” e Nanos duket të jetë tjetërkund. Komisioni që ai ka propozuar, duke u vetëpropozuar njëkohësisht edhe si kryetar i tij, dalon qartësisht nga komisionet parlamentare “ad hoc” që krijohen për çështje të caktuara. Ky Komision është ideuar në mënyrë të tillë që të mbivendosë kompetencat e disa institucioneve të shtetit, si Parlamenti, Qeverisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Pra, Nano po kërkon hapur të marrë mbi vete funksione qeverisëse, pasi në këtë moment ai nuk duket të jetë i përgatitur për t’u bërë kryeministër i kabinetit të gjashtë socialist, cikël ky i mbyllur me dorëheqje të njëpasnjëshme. Por, a do të pranojë kryeministri Meta këtë lojë të Nanos që po fillon të rrjedhë paratë qartë në skenën politike të ditës? Kjo është një pyetje e vështirë, duke pasur parasysh duetïn Nano-Meta, duet ky që ka nxjerrë nga loja mjaft nga figurat e PS-së, ku i fundit renditet kryeministri Majko. Kreu aktual i Ekzekutivit e ka treguar veten si njeri të kompromisit mes klaneve të ndryshme në PS, ndërkohë që në zërin e Nanos “fletë mjaft informacione të rezervuara për pothuajse të gjithë kundërshtarët e tij potencialë. Këtë të fundit tregon mjaft qartë letrat që Majko i dërgonte Nanos në burg, botimi i të cilave ishte një pikë vendimtare për rrëzimin e kryeministrit Majko nga froni-ministër. Kështu, “beteja” për Komisionin e Paktit të Stabilitetit duket të jetë më e gjerë se kaq, duket të jetë rikthim i Nanos në krye të qeverisjes.

STRATEGJIA QEVERISËSE ANTIKULTURË NGUJON ARTISTËT NË GREVË URIE

Në TOB, historia e vetëflijimit, duket se ka marrë përmasa të reja, duke mbërritur në kufijtë e tragjedisë. Tetë artistë të shquar të këtij institucioni prestigjioz, kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë, duke u ngujuar në ambientet e Teatrit të Kukullave, në një kohë kur shteti hesht. Ndërkaq, mbrëmë gjatë kufirit të mesnatës, forca policore me maska kanë hyrë në Teatrin e Kukullave duke thyer xhamin e derës së jashtme dhe kanë nxjerrë me forcë grevistët e ngujuar. Ndërsa, në orët e mëngjesit, tetë grevistët, së bashku me dirigjentin Ulpaj, janë rifutur në ambientet e ngujimit, duke lënë jashtë xhamave të dritares kolegët e tyre, që këto ditë janë solidarizuar fuqishëm. F. 19 Artistët në ditën e katërt të grevës

Gazeta “Republika” do botojë vazhdimisht materiale të dosjes Preçi, ku hidhet dritë mbi kontrabandën dhe korrupsionin