25/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 janar 2000

Garuli: Vlora e zhgënjyer nga socialistët

F. 5

Mediu merr fjalën në Konferencën e Budapestit

F. 3

Zefi bëhet “Agush” për inat të PR-së

F. 5

Teta: Ka ardhur koha për t’i kërkuar ndjesë Berishës

F. 5

Angjeli dhe Hajdaraga, “gjahu” i fundit i Metës

Kryeministri pritet të dërgojë në Presidencë dy shkarkime të reja F. 3

CEKA, LIBERALDEMOKRATI I FUNDIT NË PARTI

Aleanca Demokratike pritet të shndërrohet në një parti hija, pasi drejtuesit kryesorë të saj do të marrin rrugën drejt PD-së. Situatat më të fundit, të krijuara brenda gjirit të PAD-së, njërës prej partive partnere të koalicionit qeveritar, rrezikojnë ekzistencën e mëtejshme të kësaj partie. F. 5

40 % E QYTETARËVE NUK PAGUAJNË SIGURIMET SHOQËRORE

Gjatë vitit 1999, numri mesatar i kontribuesve në skemat e sigurimeve shoqërore në Shqipëri ka arritur në rreth 424 mijë vetë. Sipas burimeve nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), ky institucion administron një buxhet prej mbi 25 miliardë lekë në vit dhe numri i përfituesve nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe programet e tjera arrin në rreth 526.300 veta. F. 9

PO SHFAROSET TRURI SHQIPTAR

Po shfaroset truri shqiptar: Kurbeti nuk po kursen as intelektualët! : Kurbeti nuk po kursen as intelektualët! Shqipëria vazhdon të braktiset - Është alarmi që zhurmon që në vitin 1992, ndërsa sot përcillet si “refren” në mijëvjeçarin e ri. Intelektualët përfaqësohen në mërgim njësoj si hallexhinjtë e tjerë. Shteti nuk është në gjendje të ruajë “intelektin” e tij. F. 11

REBELOHEN STUDENTËT E FAKULTETIT FILOLOGJIK

Balta, gropa me ujë të zeza e të bardha, nuk shkojnë fare me dekorin e lulëzuar të studentëve të fakulteteve që ndodhen në rrugën e Elbasanit. Por, nuk është “hall” estetik që i ka ngritur studentët në protestën e tyre pranë ministrisë së Transporteve, Ingrid Shuli dhe kryebashkiakut, Albert Brojka. F. 11

KULTURA SHQIPTARE DO TË LARGOJË MINISTRIN E RASTËSISHËM RAMA

Tish Daia, Artisti i Popullit, Nina Mula, Artisti i merituar, Milto Vaka, Artisti i merituar, japin dorëheqjen nga Këshilli Artistiko-Administrativ i TOB-it. F. 13 Nga greva e urisë

SHËNIM I REDAKSISË

Redaksia e gazetës ka menduar të hapë një rubrikë, në të cilën do të trajtohen probleme për pronat, konfliktë të të gjitha llojeve. Ndërkohë pranojmë dhe njoftime të ndryshme për shitblerje. Publikimi bëhet falas.