06/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 shkurt 2000

Bashkëbisedime të nivelit të lartë me autoritete Amerikane

F. 3

Xhorxh Robertson: Dhuna në Mitrovicë është e papranueshme

F. 4

Republikanët kontestojnë sërish manipulimet me zgjedhjet

F. 3

Rritja pa kriter e taksave paralizon tregun shqiptar

Qeverisë do t’i vijë vdekja nga biznesi F. 9

Ku është KFOR-i?

Që Jugopolitika të mos përsëritet në Mitrovicë Vrasjet e shqiptarëve të ekzekutuara ditët e fundit nga paramilitarët serbë, në qytetin e Mitrovicës, tregojnë edhe njëherë paaftësinë e forcës paqeruajtëse KFOR, për të parandaluar situata të tilla, të cilat të kujtojnë skenat e operacionit famëkeq “Patkoi i kaltër”, i ndërmarrë nga Beogradi për spastrimin etnik të shqiptarëve, përpara dhe gjatë fushatës së bombardimeve të forcave të Aleancës së Atlantikut Verior, mbi Jugosllavi. Në një moment kur u duk sikur u thye paksa “muri” ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, nëpërmjet deklaratave të fundit ... [teksti i mbuluar/ilegibil] e pushtuar nga serbët në Mitrovicë erdhën dhe u brazën nga Serbia 7 autobusë me serbë, ndër të cilët ishin njohur pjesëtarë me grupet paramilitare që masakruan popullsinë civile në Kosovë. Nga KFOR-i dhe trupat franceze të dislokuara në Mitrovicë, përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë... — Më tej në faqen 4

[Fotografi e një grupi njerëzish në rrugë]

Mjerimi akuzon me duar të shtrira

Nëpër qoshet e rrugëve më shpesh nëpër kafenetë e kioskët e shërbimeve kontingjentet e lypësve janë shndërruar në një ushtri të tërë, që vetëm shtrijnë dorën me referenin migjenian “Më jep diçka, zotëri”. S’janë pak. Pjesa më e madhe e tyre përkasin të moshuarve, apo invalidëve. Këta të fundit zënë ndonjë qoshe e me një pamje për të ardhur keq shtrijnë duart që u dridhen nga të ftohtët, sëmundjet e mosha për të kërkuar një lëmoshë. Reportazh nga Mystehak Xhemali F. 7 Më tepër se kurdoherë takon në Shqipëri lypsarë, të papunë, invalidë, që kërkojnë lëmoshë