Shqipëria më shumë kohë për t'u anëtarësuar në NATO
F. 5
Welcome Mrs. Albright!
Zonja Albright ishte një nga partizanet e para të vënies në përdorim të “dorës së fortë” mbi Serbinë me qëllim ndalimin e dhunës ndaj kosovarëve
F. 3
Vizita të Millosheviçit komprometojnë Aleancën për Shtetin
Politika pushtetare viktimë e diletantizmit
Konflikti me PAD dhe tani me PBDNJ dekompozon koalicionin
E ulur në tavolinë me dallin PBDNJ mund të mos jetë aq e rrezikshme, por e ulur me një
... anca për Shtetin ndodhet përballë një fakti real. Kryetari i degës së PBDNJ-së së Shkodrës, Millan Vaso, pasi është konsultuar me kryetarin e ... me të cilin është i veshur ky lider i PBDNJ e privon atë nga lajthitje të tilla vetjake, kur komprometoh[e] tërë drejtimi i vendit. Këto “inicia-
Konflikti me PAD dhe tani me PBDNJ dekompozon koalicionin
E ulur në tavolinë me dallin PBDNJ mund të mos jetë aq e rrezikshme, por e ulur me një kriminel lufte që quhet Sllobodan Millosheviç kësaj here ka qenë zjarri i Aleancës për Shtetin.
aq e rrezikshme, por e ulur me një kriminel lufte që quhet Sllobodan Millosheviç kësaj here ka qenë zjarri i Aleancës për Shtetin. Pjesëmarrja në kongresin e socialistëve të Serbisë dhe përshëndetja e zgjedhjes së Millosheviçit si kryetar i kësaj partie, prej njërit nga përfaqësuesit e PBDNJ-së shkëputara ka komprometuar formacionin qeverisës.
Përpjekjet për negociata me Millosheviçin janë bërë edhe kohë më parë, por këto rreshta që pas dëshmitë të bisedimeve me administratën e Millosheviçit në Rambuje dhe pas bombardimeve ajrore të NATO-s atje. Këtyre marrëveshjeve me kriminelin që ushtroi genocid dhe spastrime etnik ndaj popullsisë në Kosovë i është dhënë fund njëherë e mirë edhe pasi Gjykata e Hagës e shpalli atë kriminel lufte në kërkim. A nuk u çmua ashpër nga pjesa më e madhe e opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar shtrëngimi i duarve midis Millosheviçit dhe kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova?
Në këtë klimë marrëdhëniesh të prera me Slobodan[in] for-macioni drejtues i vendit Aleanca kryetarin e partisë së tij, Melon, ka shkuar dhe ka përshëndetur figurën më të urryer të Ballkanit në Beograd. Së bashku me të ka qenë dhe kryetari i partisë ekologjike Namik Hoti, për të cilin nuk bëhet merak njeri. Veçse PBDNJ është partnerë e koalicionit të Aleancës për Shtetin dhe drejtuesit e saj si përfaqësues të kësaj aleance nuk mund ta mohojnë bashkëfajësinë, duke e etiketuar një akt të tillë si një iniciativë personale.
Deklaratat e tyre në media nuk bindin dot opinionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për një çmenduri të tillë politike, por vetëm sa përligjin diletantizmin e këtyre politikanëve shqiptarë, të cilët nuk kanë kuptuar se si njerëz publikë mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të jetës private që njollos aktivitetin e tyre politik. Me çfarë kurajoje një lider i një partie të koalicionit qeverisës merr pjesë në një kongres partie në Serbi që ideoi dhe udhëhoqi dhunën në Kosovë dhe thotë se kjo ishte një vizitë private? Mandati i politikanit e privon atë nga lajthitje të tilla vetjake, kur komprometohet i tërë drejtimi i vendit. Këto “iniciativa personale” të këtij politikani nuk ka sesi të mos fajësojë Aleancën për Shtetin, sikurse po përpiqen të shfajësohen disa nga krerët e saj, aq më tepër që pjesëmarrja në këtë kongres shoqërohet nga pjesëmarrësit atje me një himnizim të karrierës ogurzeze të Millosheviçit.
Çështja është: A do ta gëlltisë koalicioni këtë “gafë politike” duke e ushqyer me frazologjizma e boshe se fajin nuk e ka askush, apo do të vendosë për mënjanime individësh dhe përgjegjshme nga drejtimi i vendit? Kjo pyetje mbetet ende e hapur pasi ky koalicion po përjeton një dekompozim të vazhdueshëm i cili nuk mund të arnohet më me spostime të pjesshme. Kjo krizë ka nisur me përmbysjen e marrëdhënieve të PAD-së dhe PS-në dhe duket se po merr përmasa serioze me këto qëndrime të papërgjegjshme në arenën ndërkombëtare të disa nga anëtarët përfaqësues në këtë formacion.
Konferencë shtypi
Sot, ora, 13.00, në Selinë Qëndrore, Kryesia e Partisë Republikane jep një konferencë për shtyp