02/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

2 mars 2000

Nano: Do kërkoj shkarkimin e Milos

Takim kokë më kokë me kryetarin e PSD, Gjinushi F. 5

Agjentët serbë nxisin dhunën në Kosovë

Millosheviçi ka futur trupa speciale në krahinë Beogradi ka dërguar agjentë provokatorë në Kosovë, që të pengojë përpjekjet ndërkombëtare për të ruajtur paqen, bën të ditur zyra e IWPR në Prishtinë. Burime ushtarake jugosllave, kanë deklaruar për IWPR se Sllobodan Millosheviçi ka futur ilegalisht forca policore të zgjedhura dhe njësitë të ushtrisë jugosllave në Kosovë, për të shkaktuar incidente midis serbëve forcat elitë të policisë serbe. F. 5

Qumështi i infektuar pushton tregun

Familjet elbasanase ushqehen çdo ditë me qumësht të infektuar nga sëmundjet ngjitëse të bagëtive, ndërsa strukturat e shtetit nuk mund të kontrollojnë dot shitjen e fshatarëve ambulantë që zbresin çdo ditë në qytet. Rastet e TBC-së, antraksëve dhe virozave të tjera, janë bërë publike edhe gjatë një seminari të zhvilluar ditët e fundit me specialistë të legjtorisë nga organizata italiane CEFA, pa dihen ndonjë zgjidhje praktike këtij shqetësimi të madh për shëndetin e vendasve. F. 6

Vritet vëllai i Zani Çaushit

Breshëri plumbash mbi vëllain e të fortit të lagjes “Çole”, Zani Çaushi. Një breshëri e zjarrtë janë me kallashnikov i qëlloi dje mbas dite shtetasin, Balil Çaushi, i cili ishte ulur në një nga lokalet e qytetit, për të pirë një kafe ashtu siç bënte edhe dhjetë të tjera. Sipas burimeve policore mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18.00, në një nga lokalet në qendër të qytetit bregdetar. Persona të paidentifikuar, të maskuar dhe të armatosur “deri në dhëmbë” ngritën armët, i mbushën ato dhe më pas plumbat u derdhën mbi vëllain e ish-kapos së Vlorës. F. 2

Fillon shkrirja e qeverisë Meta

QEVERIA F. 5 Ilustrim satirik me mbishkrimin “QEVERIA” dhe titullin “Fillon shkrirja e qeverisë Meta”.

Mediu: Aleancat elektorale kërkojnë përmirësimin e draftit ligjor F. 3 Garuli: Vetëm e Djathta reale ndëshkon krimin F. 3 Arben Rakipi kyç sekretet e italianëve F. 2 republika-online.com REPUBLIKA ONLINE