Gjana: Reformatoret tanë në sinkromë me socialistët
F. 3
Milo: Spekulime greke në prag të zgjedhjeve
F. 5
Mustafaj: Mazhoranca nuk njeh parimet e demokracisë
F. 5
Nano: Nuk më shqetëson zëvendësimi i Portit të Durrësit me atë të Selanikut
F. 3
Banditët vrasin një oficer dhe një polic
Krimi, sfidë Poçit dhe Policisë
Një tjetër polic u vra. Një tjetër ushtarak humbi jetën në përpjekje për të bindur maskat e rrugës që të dorëzoheshin.
Ky ka qenë bilanci tragjik i ngjarjes së ndodhur në një nga akset rrugore nacionale, për të cilat kreu i Ministrisë së Rendit Publik pohon se “këto akse janë nën kontroll të plotë nga Policia”. E sikur të mos mjaftonin 189 policë të vrarë në të gjithë Shqipërinë, në tre ditë ka patur edhe dy policë të tjerë të vrarë barbarisht. Ajo që ndodhi dhe që në Tepelenë, të bind se nuk janë të vërteta deklaratat e Poçit se rendi dhe qetësia është larg se operacionet e Policisë janë vetëm një “show” e asgjë më tepër. Ajo që u vërtetua dje me këtë ngjarje, është fakti se aks(e)t rrugore vazhdojnë të jenë nën sundimin e personave të maskuar me uniformë policie. Pas ngjarjeve të rënda në Shkodër, duket se krimi ka ndryshuar kahun e lëvizjes.
Sipas burimeve në Ministrinë e Rendit Publik bëhet e ditur se “segmente të caktuara dhe të paidentifikuar kërkojnë lëvizjen e krimeve të rënda sa nga Jugu në Veri të vendit”.
Polici që u vra dje edhe pse jo “në krye të detyrës”, u vra nga bandat kriminale, për të cilat Poçi krenohet, madje edhe përpara parlamentarëve shqiptarë, se janë asgjësuar plotësisht. Çdo shtetas shqiptar që e beson verbërisht këtë gënjeshtër është viktimë e viktimave.
Krimi makabër ka ndodhur në orën 02.10 minuta, kur persona të maskuar dhe të veshur me uniformën e forcave policore speciale qëlluan mbi policin Sihat Shehaj 30 vjeç dhe Pëllum Shehaj 42 vjeç. Plumbave mrekullisht u kanë shpëtuar bashkëshortet e viktimave.
Polici që u vra dje edhe pse jo “në krye të detyrës”, u vra nga bandat kriminale, për të cilat Poçi krenohet, madje edhe përpara parlamentareve shqiptare, se janë asgjësuar plotësisht. Çdo shtetas shqiptar që e beson verbërisht këtë gënjeshtër është viktimë e viktimave.
Poçit, kur dëgjon se ka ndodhur një krim si ai në Shkodër, apo dje në Tepelenë, pyet: Po ç’bëhet, pelene, pyet: Po ç’bëhet kështu? Për këtë qetësi flet ministri Poçi apo të tjerë funksionarë të lartë të Ministrisë së Rendit Publik.
Gratë shqiptare në mijëvjeçarin e ri
8 Marsi, festa e nënës apo e femrës? Një përgjigje thotë se është e femrës: Në çdo bordoro sot është firmosur një shpërblim modest vetëm për femrën në punë.
Dhe ti, që sot merr dhuratat simbolike të festës, kujton se sapo ke hapur sytë nëna të është afruar dhe të ka ledhatuar ndryshe. Ke vrapuar për ta uruar si një festë që i përket veç saj: “Ti je nëna ime, më e bukura në botë...” E për të gjitha nënat në 8 Mars, kjo frazë gjëjen veten njësoj. Harron se dhe ti ke marrë një shpërblim. Urimi qenka dhe për ty si femër. Dhe për nënën. Ti kurrë nuk harron ndjesinë se një dhuratë ajo pret prej teje. 8 Marsi zbulohet të jetë pa kritere këtë herë në Shqipëri.
F. 11
Gratë shqiptare në mijëvjeçarin e ri
Gëzuar 8 Marsin
Hapet dosja e Rinasit
F. 2
Protestë për pronat nga Lidhja e Shoqatave të Shqipërisë së Mesme
F. 8
Trojet turistike gjallërohen nga pushtetarët
F. 9
Sadami gati të dërgojë ushtarë irakenë në Jugosllavi
F. 4
Konferencë shtypi
Sot, ora 11.00, në Selinë Qendrore të PR-së, E Djathta e Bashkuar Shqiptare jep një konferencë shtypi.
Ftohen gazetarët e shtypit e të mediave elektronike të marrin pjesë.
E Djathta e Bashkuar Shqiptare