Mediu takohet me përfaqësues të Institutit Demokratik Amerikan
F. 3
Alibali: Jemi në DBSH, por në zgjedhje do të dalim vetëm
F. 3
Robertson dënon ashpër dhunë në Mitrovicë
F. 4
Kredi vetëm për të pasurit
Flet Drejtori i Përgjithshëm i Bankës së Kursimeve, Artan Santo
F. 9
8 Marsi i pranueshëm edhe në politikë
Nga Ilir Bushi dhe Rezi Nika
Zëra mashkullorë thanë dje “na u tërbuan gratë”. Të tjerë shtuan “ato kujtuan se fituan, por më shumë se ne punuan”. Cilës prej grave iu desh të punonte në 8 Mars fal mesazhit të Unesco-s “pushtetin ta marrin gratë”, burrat bënë pushim. E gjithsesi, gruaja dje festoi. Tiranës iu dhurua buzeqeshja më e madhe femërore.
F. 11
Japin dorëheqjen zëvendësministrat
Boshatiset kabineti i Ministrit të Drejtësisë. Pesë ditët e fundit kanë dhënë dorëheqjen dy zëvendësministrat e Drejtësisë, Sokol Çomo dhe Arta Mandro. Megjithëse zëvendësministrat e Drejtësisë janë larguar nga postet e tyre këto vende vazhdojnë të mbeten vakante pa ditur se cilët do të jenë pasardhësit e tyre. Ndërkohë që zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Agim Neza theksoi dje për “gazetën Republika” se “largimi i dy...
F. 6
"Guardia" kthen prapa 140 klandestinë
VLORE: Trafiku klandestin përgatitet të hyjë në fazën e tij intensive, kur duhen edhe pak ditë që pranvera të...
VLORE: Trafiku klandestin përgatitet të hyjë në fazën e tij intensive, kur duhen edhe pak ditë që pranvera të vijë. Në sezonin e dimrit, skafe dhe gomone të madhësive të ndryshme përshkuan dallgët e Adriatikut me destinacion përfundimtar brigjet jugore të Italisë. Edhe pse kanë ndodhur dy tragjedi rradhazi, në të cilat kanë humbur jetën dhjetra persona skafe të tjerë nisen nga brigjet e Vlorës për në drejtim të brigjeve të shtetit fqinjë.
F. 7
Banditët, shumë pak të dëshkuar
Në Shqipëri, shumë krime e pak të burgosur. Një fakt që konstato[n] sado pyet një funksionar të lartë të kategorisë së Burgjeve, i cili të bën të ditur shifrat e atyre që ndodhen të izoluar në burgjet shqiptare. Sipas një ... ndazi që bërën nga një institut që merret më të drejtat e njeriut, Shqipëria është vendi që ka më shumë krime në Europë, në krahasim me popullsinë, e më pak të burgosur. Ky paradoks, sipas studiusve të huaj, e ka burimin tek mungesa e shtetit ligjor.
F. 2
Nano sponsorizohet nga Athina për të hedhur poshtë Durrësin
Kryesocialisti Nano pozicionohet në sinkron të plotë me interesat e biznesit grek në rajonin e Ballkanit. Idetë e Nanos për shmangien e Portit të Durrësit nga projektet e Korridorit 8 dhe mosperfillja që ka treguar ai dy ditë më parë për kalimin e investimeve nga Durrësi në Selanik duket se po marrin shpjegimin e tyre. Porti i Durrësit, i konsideruar prej shumë kohësh nga shteti shqiptar si Portë e Korridorit 8 në Ballkan, po shmanget qëllimisht nga ana e Nanos dhe e klanit të tij qeverisës prej projekteve rajonale. Një gjë e tillë duket se e ka zanafillën tek miqësitë e ngushta të kryesocialistit me qarqet financiare greke, të cilat flitet se kanë sponsorizuar edhe fushatën e bujshme të Nanos për t’u kthyer në krye të partisë. Shmangia e Portit të Durrësit, siç kanë theksuar prej shumë kohësh
F. 5