Qëllohet me snajper në qelinë e burgut të sigurisë së lartë i arrestuari për vrasjen e Ginës
Vetëgjyqësia zë vendin e dënimit me vdekje
F. 9
Kryeministri do të heqë qafe një tjetër njeri të Nanos
Pashko largohet nga roli i koordinatorit për Paktin
“Kryeministri Ilir Meta përgatitet të shkarkojë këshilltarin ekonomik të tij, Gramoz Pashkon duke goditur edhe njëherë fort mbi njerëzit e Nanos në Qeveri. Përfaqësuesi i PAD-së në kabinetin e qeverisë socialiste nuk do të jetë më koordinator për problemet e Paktit të Stabilitetit. Burime të brendshme në Kryeministri që nuk pranuan të identifikohen, pohuan se njëshi i qeverisë socialiste do të vendosë së shpejti për mosprezantimin e Pashkos në arenën ndërkombëtare si përfaqësues i qeverisë për problemet e Paktit të Stabilitetit. Shkak për marrjen e këtij vendimi, sipas të njëjtave burimeve, është dështimi i Shqipërisë në samitin e Shkupit të Maqedonisë.
Kjo manovër bëhet njëkohësisht për të shfajësuar qeverinë para Aleancës për Shtetin, pas dështimit në tryezën e Paktit të Stabilitetit, të mbledhur në Maqedoni
Zëvendësja e Pashkos mendohet të jetë ministria e PS-së, Ermelinda Meksi, e cila ka zotëruar edhe karrigen e komisionit “Nano”, të Paktit të Stabilitetit, për çështjet ekonomike. Kështu njeriu i deklaruar si mbështetës i kryetarit të PS-së, Pashko, nuk do të ketë më një fuqi të madhe, të cilën e kishte zili edhe vetë kryeministri Meta.
Njëshi i Ekzekutivit duket se po vazhdon pareshtur operacionin “fshesa” ndaj mbështetësve të Nanos, fillimisht duke i dëbuar pozitat e forta të tyre për t’u përgatitur për një “eliminim” total
Njëshi i Ekzekutivit duket se po vazhdon pareshtur fshirjen e njerëzve që janë mbështetës të Nanos, fillimisht duke i dëbuar pozitat e forta të tyre për t’u përgatitur për një “eliminim” total nga vendi ku Meta është “pasha”.
Këtë lëvizje antiNano, Meta pritet ta bëjë në ditët e ardhshme. Kjo një manovër bëhet njëkohësisht për të shfajësuar qeverinë para Aleancës për Shtetin, për dështimin e marrë në tryezën e Paktit të Stabilitetit, të mbledhur në Maqedoni.
Kreu i qeverisë Meta për tryezën e radhës të Paktit të Stabilitetit, e cila do të mbahet në Bruksel do të dërgojë “bashkëpunëtorët” e tij më besnik, me qëllim për të patur një arritje sa më të kënaqshme. Gjithashtu burime pranë Kryeministrisë, bëjnë të ditur se këshilltari ekonomik pranë kryeministrit, Gramoz Pashkos i është ndaluar prezantimi në ambientet politike si koordinator i Ekzekutivit për Paktin e Stabilitetit.
Bledar Hoti
Shqiptarët vazhdojnë të konsumojnë ushqime të skaduara
Bllokohen 98 kuintal, qindra të tjerë paguhen me miliona
F. 8
Naushtohet rrethi i të implikuarve në trafikun e Rinasit
Në këtë skandal janë përfshirë mjaft drejtues të uniformave blu të postës policore pa përjashtuar edhe krerë të lartë të Ministrisë së Rendit Publik
F. 2
Abuzime me dieta e projekte në Institutin e Gjeologjisë
F. 9
Leku drejt zhvlerësimit
Tranzakionet në blerje, 10 herë më të larta se shitjet
F. 8
Periferia jashtë kontrollit urbanistik
Rreth 60% e ndërtimeve pa planifikim
F. 6
Rrëshqitja e tokës shemb katër shtëpi në Korçë
F. 6
Shqipëria shënon rekord për emigracion intelektual
F. 11
Fejesë e përgjakur, 11 të plagosur
20 persona shoqërohen në Komisariat
F. 7
Karvan i pafund i të dëbuarve nga Kosova Lindore
F. 4
OKB vazhdon zbatimin e planit për bashkimin e Mitrovicës
F. 4
Mediu: Qeveritarë respektoni nenin 41 të Kushtetutës F. 3
Ngjela: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të jashtëligjshëm F. 5
Meta i kërkon Greqisë lëvrimin e fondeve të premtuara F. 5
www.republika.com
REPUBLIKA ONLINE