11/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 mars 2000

Mediu: Opozitë e bashkuar përballë klaneve mafioze në pushtet

F. 3

Godo: Ndihmat Italiane drejt zhbllokimit

F. 3

Albright e shqetësuar për situatën në Kosovë

F. 4

Banorët e rebeluar bllokojnë rrugën Kukës-Morinë

Kërkohet largimi urgjent i forcave speciale të Tiranës dhe heqja e Taksës së Solidaritetit Situatë e rënduar në Veri të Vendit. Pushteti lokal i kërkon ndihmë Parlamentit F. 2

Krerët republikanë takohen me intelektualët shkodranë

“Kur të këqijat kombinohen, të mirët të bashkohen sepse ndryshe do të thyhen njëri pas tjetrit dhe të gjithë do të jenë viktima të këtij pushteti absurd”. Këto ishin fjalët e kryetarit republikan, Fatmir Mediu, në takimin me intelektualët shkodranë. Në këtë aktivitet ai ka dhënë një leksion mbi zhvillimin politik të shoqërisë shqiptare gjatë këtij dhjetëvjeçari të fundit. F. 3

Alarmi për trafikun e fëmijëve mbërrin dhe nga vendet fqinje

Trafiku i fëmijëve mbetet emergjenca pa kufij e kohës. Kategoria e fëmijëve në Shqipëri, e keqes ajo në emigracion, është më problematika. Ky konfirmim është bërë dhe nga vetë zëvendëskryeministrja Maklube Çeco, në takimin e saj me ministren e Solidaritetit në Itali, Livia Turko. Alarmi për jetën e cenuar të fëmijëve është lëshuar reshtaz nga Ministria e Punëve dhe Çështjeve Sociale e pikërisht nga Komiteti i Gruas dhe Familja. Deri tani shifrat zyrtare mungojnë. F. 11

Sekuestrohet dokumentacioni i Policisë së Tiranës

Një grup prokurorësh kanë vijuar të premten në Drejtorinë e Policisë së Prefekturës të Tiranës procedurat për zbardhjen e çështjes lidhur me akuzat e trazuara në një nga revistat shqiptare me titull “Kështu fitoha milionat në Rinas”. Sipas burimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, tre punonjës policie, shefi i komisariatit të Rinasit, Rebani Memushi, ish-shefi i krimeve, Astrit Halili dhe ish-kryekontrollori, Hiqmet Miraka, gjatë një bisede në zyrë kanë trajtuar mënyrat e fitimit, ndarjen e tyre... F. 2

Gjinushi: PS ka shpifur për mua

Partia Social Demokrate ka kaluar sërish në inkandeshencë. Gjinushi ka akuzuar socialistët e autorët e shpifjeve kundër tij për trafikun me vizat greke. Kryetari i njërës prej partive minorene të koalicionit bashkëqeverisës Gjinushi shfe dhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PSD-së në një pozite tepër të vështirë nga përmendja e kandidatëve të vizave greke. Ndërkohë që tepër i çuditshëm ka qenë reagimi i Gjinushit për këtë. F. 5

Rinasi, pika ku lulëzon trafiku

Shefi i komisariatit i privilegjuar. Ai merr shumë më të mëdha të dollarëve Për ata që udhëtojnë me avion dhe kanë viza false janë parashikuar këto çmime: Për Amerikë çmimi varion nga 800 deri në 1000 dollarë, ndërsa për në vendet e Europës Perëndimore nga 300 deri në 500 dollarë. Nëse ata kthehen, kontrollorët u kthejnë paratë atyre që nuk kanë mundur të ikin larg Shqipërisë. Sipas një burimi brenda uniformave blu kjo ndarje bëhej në këto proporcione: 10 deri në 12 për qind i merr menaxheri që siguron klientët, 20 për qind përfaqësuesi i kompanisë së fluturimit, 20 për qind të tjera kontrollorët bashkë me kryekontrollorin dhe pjesën tjetër jo më pak se 50 për qind i merr shefi i komisariatit F. 6 Rinasi, pika ku lulëzon trafiku. Shefi i komisariatit i privilegjuar. Ai merr shumë më të mëdha të dollarëve

Ceka kërkon rotacion në drejtimin e tryezës

F. 5

Dorëzohet në Ministri plani për goditjen e protektorëve të prostitucionit

F. 7

Shqiptarët braktisin tokat e tyre

F. 9

Shkodranët më të varfërit e Republikës

40 përqind e banorëve pa të ardhura mujore F. 11

Konferencë shtypi

Sot, ora 11.00, në Selinë Qendrore, Kryesia e PR-së jep një konferencë shtypi