Vizat false që firmoste diplomati italian kushtonin nga 1000 deri 1500 dollarë
F. 2
Zbulohet rrjeti diplomatik që falsifikonte në Shqipëri vizat për jashtë shtetit. Si rezultat dje u shpallën të penalizuar si pjesëtarë të një organizate kriminale disa diplomatë të Ambasadës italiane në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria italiane, i përforcuar edhe nga burime të agjensisë së lajmeve ANSA. Është e para herë në historinë e Diplomacisë Botërore që vetë diplomatët të jenë pjesë e një organizate kriminale, e cila merrej me trafikimin e paligjshëm të kalimit të kufirit me viza false. Ngjarja e përsëritur disa muaj më parë u bë objekt i organeve të hetuesisë italiane dhe pas provave të shumta dje është përpiluar përfundimisht akt-akuz[a?], e cila vë para përgjegjësisë ligjore numrin një të dhënies së vizave italiane në Ambasadën e këtij vendi në Tiranë. Prokuroria Italiane ka shpallur të inkriminuar ish-konsullin italian në Shqipëri, Adriano Monte. Ai akuzohet si kupola e një organizate kriminale që është marrë me falsifikimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Në këtë rrjet trafikantësh të vizave janë implikuar edhe dy diplomatë të tjerë italianë si dhe personeli shqiptar që punonte në zyrën e dhënies së vizave në Ambasadën italiane. F. 2
E vërteta për ligjin “Mbi tatimin e jashtëzakonshëm”
Për një përfytyrim më të qartë se çfarë përfaqësonte ky ligj, e shohim të nevojshme të paraqesim rrethanat historike që kaloi Shqipëria ndërmjet dy luftërave botërore.
Në periudhën e Luftës së Parë Botërore kapitalistët e tregtarët shqiptarë, të sapoformuar, duke qenë të bindur në fitoren e Austro-Hungarisë në luftë, si dhe faktin se Austro-Hungaria ishte fuqia më e madhe europiane që mbronte me drejt të... shqiptarët dhe besimi ndaj saj bëhej akoma më i madh gjithë kapitalet e tyre likuide i shndërruan në monedhë austro-hungareze. Por ndodhi e kundërta, Austro-Hungaria humbi luftën, kart- kartmonedha e saj u zhvleftësua dhe për pasojë humbjet e shqiptarëve ishin shumë të mëdha. Ky ishte një pësim, por edhe një mësim i kapitalistëve të rinj shqiptarë. Në periudhën midis dy luftërave, kapitalet e tyre nuk i kishin më në asnjë kartmonedhë, sepse te asnjëra nuk kishin besim, por kapitalet i kthyen në mallra e në monedha floriri që nuk i humbte kurrë vlera. Gjithashtu, Lufta e Dytë Botërore ishte një shkatërrim i tmerrshëm për vendet pjesëmarrëse të saj duke përfshirë edhe Shqipërinë, me qenë se akoma fuqia prodhuese e saj ishte shumë e vogël, ishte e qartë se mbas lufte kërkesa për mallra do të ishte shumë e madhe. F. 7
Pasuria e paligjshme me emra të tjerë
F. 2
Ish-komunistët nuk mund të ...
Ish-komunistët nuk mund të [lexohet pjesërisht] shiten si nacionalistë F. 5 Terroristi Bin Laden po dobësohet F. 10 Hemorragji e frikshme në sektorin e Arsimit F. 19
Rriten tensionet në ish-Jugosllavi
Dhuna dhe gjestet kërcënuese politike në ish-Jugosllavi ishtojnë shqetësimet për një konflikt të ri.
Trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë janë përfshirë në masat e sigurisë në kufi me Serbinë, për shkak të trazirave të ditëve të fundit. Si rrjedhojë e tensioneve gjithnjë e në rritje mes Serbisë dhe republikës së Malit të Zi, Z. K. u bëri thirrje të premten të dy palëve që të vetëpërmbahen dhe të përpiqen t’i gjejnë zgjidhje konfliktit. F. 4
Arrestohen kapot e shpërndarjes së drogës
DURRËS: Sekuestrohet nga forcat italiane të “Guardia di Finanza” superskafi i trafikut të drogës dhe i klandestinëve.
Burime të sigurta pranë misionit italian thanë dje se është sekuestruar në afërsi të bregdetit të Vlorës një superskaf i tipit “Jonson”, 11 metra i gjatë dhe 3 motorë me 250 kuaj fuqi. Në bordin e skafit ndodheshin 35 klandestinë shqiptarë me kombësi të ndryshme si dhe 30 kilogramë drogë e tipit marijuanë. F. 6
Zbulohet rrjeti diplomatik që falsifikonte në Shqipëri vizat për jashtë shtetit.