26/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

26 mars 2000

Vrasjet “kyçen” në kasafortat e prokurorive

Hetimet ngecin në Polici dhe Prokurori. Akuza mes palëve dhe... asnjë zgjidhje KRIMI/ Zinxhir vrasjesh politike. Autorë pa emër “figurojnë” në dosje policësh e prokurorësh Vrasja e Azem Hajdarit, vrasja e avokatit Kleanthi Koçi, ajo e studentes, Kozeta Hyseni, krimi ndaj ministrit kosovar, Ahmet Krasniqi si dhe 19 viktimat e dosjes “Gina”, janë pengjet e Drejtësisë shqiptare F. 8

Nano në kundërsulm për futjen e njerëzve të tij në Qeveri

Gati ministrat e rinj Kryeministri Ilir Meta ka skicuar emrat e mundshëm të ministrave të rinj. Burime në Kryeministri bëjnë të ditur se për personat që do të vendosen në krye të dikastereve, si asaj të Ministrisë së Jashtme, Mbrotjes, Ekonomisë, Transportit janë përkatësisht Arta Dade, Luan Rama, Luan Shahollari etj. Këta janë emrat që përfliten për një emërim të mundshëm në qeverinë Meta 2. Burime jo zyrtare deklarojnë se kandidatë e rinj kanë marrë edhe konsensusin edhe vetë kryetarit të PS-së, Fatos Nano. Shumica e të propozuarve janë të cilësuar si njerëz të liderit rozë, i cili po bën të pamundurën të vendosë njerëzit e tij në qeverinë që drejtohet nga kreu i FRESH-it, Meta. Emri më surprizë në postin e ministrit të Financave, është ai Luan Shahollari, i cili nuk e ka menduar të zotojë këtë post.

Bankat nuk duan të pajtohen me tregun

Rama, Luan Shahollari etj. Këta janë emrat që përfliten për një emërim të mundshëm në qeverinë Meta 2. Burime jo zyrtare deklarojnë se kandidatë e rinj kanë marrë edhe konsensusin edhe vetë kryetarit të PS-së, Fatos Nano. Shumica e të propozuarve janë të cilësuar si njerëz të liderit rozë, i cili po bën të pamundurën të vendosë njerëzit e tij në qeverinë që drejtohet nga kreu i FRESH-it, Meta. Emri më surprizë në postin e ministrit të Financave, është ai Luan Shahollari, i cili nuk e ka menduar të zotojë këtë post. Bankat nuk duan të pajtohen me tregun Bankat nuk duan të dinë për biznesin, ndërsa qeveria mjaftohet me përfitimet që u jep karrigia. Jetojmë në një vend, në të cilin nuk merret vesh çfarë bëhet, ku të zgjedhur dhe të emëruar vendosin vetëm për fitimet vetjake. Një situatë të tillë e jetojnë të gjithë, por e ndjenjë më shumë biznesi dhe biznesmenët. Paraja është futur nëpër valixhe dhe qarkullon nëpër rrugën e lirë. Markat valixhe dhe qarkullojnë nëpër rrugën e lirë. Markat dhe firmat private-banka, aktualisht vlerësohen larg rrjedhës normale. Biznesi në tërësi dhe ai i vogël në veçanti përballen me vështirësi serioze për shkak të moskreditimit. F. 9

Klandestinët kosovarë klientët e rinj të skafistëve

Kapen në Pulja 150 emigrantë të nisur nga bregdeti i Vlorës, 123 prej të cilëve ishin kosovarë e mbi gjysma fëmijë F. 7

Rekrutët e mafias shqiptare nën rrjetën e Antimafias

Material sekret i Departamentit të Investigimit Antimafia. Nisin hetimet për shqiptarët pengmarrës F. 7

Xhevahir Spahiu hed(h) “nokaut” Edi Ramën

Xhevahir Spahiu hedh “nokaut” Edi Ramën Pas katër-pesë goditjeve “vdekjeprurëse”, që ministri i Kulturës Edi Rama i dha artistit shqiptar, ndodhi që institucionet kulturore të kalonin një gjendje nokdauni, duke pritur ditë më të përshtatshme. Kështu Alba-filmi, Teatri Kombëtar, Teatri i Operas e Baletit, Qendra Kulturore e Fëmijëve, etj. pezulluan në mënyrë të përgjithshme aktivitetet kulturore, me urdhër të burokracisë shtetërore. Por, tani më së fundi, me dorën e Xhevahir Spahiut dhe në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve, kultura dhe arti kthejnë kundërgoditjet dhe hedhin në nokaut, ministrin Rama. F. 19

Republikanët, të gatshëm të zbatojnë afatet zgjedhore

F. 3

Topalli: Nano në delir kërkon forume dhe konventa absurde

F. 5

Njoftim

Ditën e mërkurë, më datën 29 mars, ora 11.00, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet takimi me temën “Prona, pronarit”.