16/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 prill 2000

Begeja: Nuk ka Pakt me votën e vjedhur

F. 3 Demokracia është një rrugë pa fund, por jo pa krye F. 5 Alibali: Askush s’mund ti përjashtojë partitë nga shoqëria F. 5 Berisha: Jam i hapur për dialog F. 5

Qeveria: Nuk na duhet se çfarë thotë OSBE

Mazhoranca i jep fund lojës me KQZ-në. Ministrat e Metës ndryshojnë Projektkodin Elektoral Qeveria: Nuk na duhet se çfarë thotë OSBE Reagon opozita: Të veprojmë menjëherë. Begeja: Një fakt më shumë për akuzat tona ndaj socialistëve F. 5

PR: Me Meidani do të takohemi në gjyq

“Vetëm zhdekretimi dhe më pas ribërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga fillimi, duke patur si bazë konsultimet dhe paritetin pozitë-opozitë në përbërjen e tij”. Ky është kyçi i zgjedhjes, sipas drejtuesve të lartë republikanë për zhbllokimin e situatës që është krijuar në procesin zgjedhor dhe çeljen e rrugës së konsensusit, për normalitetin e tij. Në konferencën e tyre të përjavshme për shtyp, krerët e PR-së, qartësuan edhe një herë qëndrimin e partisë që ata drejtojnë për këtë problem, duke kërkuar përsëri zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së me rrugë ligjore. Ata kërkuan gjithashtu që Kodi Elektoral, përpara se të miratohet në Parlament të jetë objekt i diskutimeve të gjera politike dhe publike. F. 3

Mafia italo-shqiptare “kushton” 300 milionë $

“Mafia dhe krimi i organizuar janë ulur këmbëkryq që prej vitit 1992, dhe ky krim është fuqizuar mjaft vitet e fundit, si rrjedhojë e një bashkëpunimi të frytshëm mes mafias italiane dhe asaj shqiptare”. Kështu është shprehur pak kohë më parë një nga titullarët e Prokurorisë shqiptare, i cili ka komentuar njëkohësisht rrugët, shtrirjen e elementëve mafiozë dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Sipas tij, krimi i organizuar ka si origjinë jo vetëm Italinë dhe Turqinë, por edhe Maqedoninë dhe Greqinë. F. 2

Atentat në mesnatë oficerit kriminal

Një tjetër polic i vrarë u shënua në listën e policëve të vrarë që prej vitit 1997. Pa u shuar ende hija e policit të vrarë në kryeqytet nga një koleg i tij, një polic të vrarë në kryeqytet nga një koleg i tij, një tjetër punonjës policie dje u përcoll për në banesën e fundit, i vrarë barbarisht nga disa persona të paidentifikuar, në orët e vona të natës. Edhe pse shteti trumbeton me të madhe se krimet janë ulur ndjeshëm, kjo nuk po vjen. Përkundrazi, dora kriminale po ... mbi përfaqësuesit e shtetit. Viktimë e mesnatës ... një nga policët e policisë kriminale, Klen... (përkthimi i paqartë) ... në komisariatin e ... Banon, që ushtronte detyrën e tij në komisariatin e ... Persona të paidentifikuar qëlluan mbi të ... pistoleto duke e lënë të vdekur. F. 7

Në draftin që ka përcjellë në Parlament, Qeveria e ka ulur numrin e anëtarëve që kanë të drejtë ta deklarojnë të mirëqenë një vendim të KQZ-së, nga 5, numër ky që përfaqëson dy të tretat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve, në 4, i cili nuk është, veçse një mazhorancë relative, ose 1 më shumë se 50 për qind e anëtarëve të Komisionit. F. 5

Ngec procesi i verifikimit të dosjeve F. 2 Sërish kthim emigrantësh në Kapshticë F. 7 Qeveria miraton ligjin e Zonave të Lira F. 8 Putin fillon të tundojë evropianët F. 10 25 bukuroshe në luftë për kurorën F. 19 Diaspora duhet të mundësojë hapjen e një universiteti amerikan në Shqipëri F. 23