19/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

19 prill 2000

Begeja dhe Çeku takohen me delegacionin e nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Europës

F. 3

Barushi: Projektkodi nuk është ndryshuar, por falsifikuar

F. 3

Hashim Thaçi: Kosovës i duhet statusi

F. 4

Rifillon fushata e gjyqeve të montuara

Superproces kundër 144 shqiptarëve të akuzuar për terrorizëm F. 4

Europa: Shqipëria po rrezikon të ardhmen

“Me këtë KQZ nuk mund të hyhet në zgjedhjet e vjeshtës”. Me këtë fjalë, nënkryetari i republikanëve shqiptarë, Maksim Begeja, qartësoi edhe një herë pozicionin e parë si të tij, në një takim të zhvilluar dje pasdite në selinë e PRSH-së, me delegacionin përfaqësues të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Europës pranë Këshillit të Europës, të kryesuar nga Presidenti i këtij Kongresi, zoti Alain Chenard, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit, zoti Lokatel dhe anëtarja e Asamblesë së Kongresit, zonja Remi. Pasi i bëri një pasqyrë të hollësishme të qëndrimit të PR-së, ndaj zhvillimeve të evidentuara në jetën politike shqiptare... F. 3

Deputetët socialistë: Ne jemi më fajtorë se Berisha

Në tre vjet qeverisje nuk kemi bërë asgjë për të qenë Ish-presidenti Sali Berisha bëhet përsëri kryefjala e mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së. Deputetët e së majtës kanë insistuar dje për izolimin e kryetarit të PD-së. “Pse Sali Berisha është më i fortë se pushteti aktual?”. Ka qenë kjo pyetja që ka ngritur në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist deputeti i PS-së, Halil Laj. Sipas tij, kjo është një pyetje, të cilën elektorati i PS-së vazhdon ta ripërsërisë, pa mundur që të marrë një përgjigje. “Pse Sali Berisha nuk vihet përpara përgjegjësisë?”, ka vijuar me pyetjet e tij deputeti para përgjegjësisë, ka vijuar me pyetjet e tij deputeti Lalaj, i cili ka kërkuar edhe shpjegime për arsyet që e pengojnë penalizimin e kreut të demokratëve. Madje, duke përfshirë këtë kërkesë të tijën, ai ka shtuar se vetëm në këtë mënyrë ata do të mund të skarojnë edhe elektoratin e tyre. F. 5

Specialet, “embargo” trafikut klandestin

Edhe pse ministri i Rendit Publik ka qenë dje i zënë me inspektime të ndryshme, ai ka gjetur pak kohë për të takuar vartësit e tij në rreth. Ai u ka kërkuar jo pak llogari vartësve të tij. Dhe në një takim të këtij lloji Policia shqiptare me drejtorët e Policisë në rrethe janë diskutuar probleme të shumta, ndërkohë që Drejtori i Policisë së Fierit i janë kërkuar sqarime për vrasjen e inspektorit të Policisë kriminale, krim i ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Lushnjës. F. 2

Një gjyq kundër 144 shqiptarëve të akuzuar për terrorizëm në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s dhe të akuzuar për veprimtari terroriste, filluan gjatë ditës së djeshme në Gjykatën e Nishit midis masave të jashtëzakonshme të sigurisë. Këta shqiptarë, të ndaluar në Gjakovë, një qytet në jugperëndim të Kosovës, pranë kufirit shqiptar, akuzohen për “veprimtari të organizuar armiqësore që lidhet me terrorizmin”, kryer në prill dhe maj të vitit 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s. Grupi, sipas aktakuzës, akuzohet se është përpjekur për sulme të ndërmarra në Gjakovë kundër njësive të policisë dhe të ushtrisë, që shkaktuan një të vdekur dhe pesë të plagosur mes policëve, si dhe dy të vdekur e dy të plagosur mes ushtarakëve. F. 4 “Një proces politik nëpërmjet të cilit regjimi i Beogradit përpiqet të mbulojë tragjedinë e madhe që ai shkaktoi në Kosovë”

Dueli Nano-Meta zbret në bazë

F. 5 Kërcënohen me vrasje krerët e AMC F. 6 Brezi kufitar nën kërcënimin e minave F. 7 Agjenci bashkërendimi për luftën kundër pastrimit të parave F. 8

Njoftim

Gazeta Republika kërkon të punësojë një faqosës me përvojë. Të interesuarit të kontaktojnë me Redaksinë çdo ditë, ora 18.00 deri 20.00, duke filluar nga data 19 prill.