21/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 prill 2000

Fatmir Mediu, letër drejtuar Fatos Nanos

F. 3

PS, fushatë elektorale me firmat piramidale

F. 3

Demokratët: Meta të gjejë vjedhësit e fondeve

F. 3

Kërkohet heqja e maskimit të policisë

F. 5

Të korruptuarit monitorojnë korrupsionin

Paradokse të politikës shqiptare Të korruptuarit monitorojnë korrupsionin Kryeministri Meta nuk mund të bëjë harakiri duke organizuar antikorrupsionin socialist

Bashkia e Kryeqytetit, Hibrid i eksperimentimit të flirtit Nano-Rama

Kryetari i PS-së Fatos Nano për 4 orë me radhë ka pasur mysafir në zyrën e tij në selinë rozë ministrin e kulturës që i përket “partisë së vetëshpallur me emrin Edi Rama”. Pas një bisede të gjatë kokë më kokë me njërin nga ministrat më të kontestuar të kabinetit qeveritar “Meta”, kreu i PS-së mësohet se ka negociuar me të lidhur me kandidaturën socialiste për postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit. Flirti mes Nanos dhe Ramës që duket se do të kurorëzohet me një kryetar të ri bashkie për Tiranën nuk ka munguar që të shfaqet fare hapur përmes deklaratave tepër të shqetësuara të tyre ndaj njëri-tjetrit. “Rama është një partner i qëndueshëm dhe i qëndrueshëm”. F. 5

Socialistët duarbosh në Vlorë

Socialistët janë sulur drejt Vlorës, qytetit që i premtojnë hapjen e portave të humbura por këtë herë me duar bosh. Meghjithatë nën fytyrat e trukuara ata kanë tentuar që të lajnë mëkatet e veta duke ia veshur fajin opozitës për mosmbajtjen e premtimeve të dhëna përpara elektoratit. F. 5

Banditët vrasin policin e grupit të gatshëm

PUKË: Vritet një polic në Pukë. Patrulla e lëvizshme, në efektivin e të cilit ishte edhe polici, Qazim Hysen, ra në përpjekje me një bandë të armatosur në aksin rrugor Mirdite-Fushë Arrëz, fare pranë vendit të quajtur “Kodrat e bardha”. Si rezultat i shkëmbimit të zjarrit mes patrullës së Policisë dhe banditëve të armatosur mbeti i vrarë në vend polici, Qazim Hysen, 34 vjeç, i martuar dhe baba i një fëmije të vetëm. Pas breshërive të të shtënave, të cilat kanë “zgjuar” nga gjumi të gjithë banorët e komunës së Gjegjanit, çdo gjë ra në heshtje. F. 2

KORRUPSION Grupi i Punës për Monitorimin e luftës qeveritare ndaj korrupsionit është një nga organizmat më të rinj të ngritur nga kryeministri Meta. Burime nga Kryeministria bëjnë të ditur se ky grup pune i drejtuar nga ministri i Shtetit, Ilir Zela, ka për detyrë të koordinojë dhe të vëzhgojë veprimet mbi frytet e strategjisë së re Antikorrupsion të hartuar kohët e fundit nga qeveria socialiste. Gjithashtu, ky komision shtetës, i cili ka në përbërje funksionarë shtetërorë të administratës shtetërore shqiptare, ka në dorë fatin e shtetarëve që do të akuzohen për përfshirje në korrupsion apo trafikë të dyshimta. Me fjalë të tjera, është ky komision që do vendosë pas shqyrtimit të akuzave për fatin e të korruptuarve apo dhe kontrabandistëve, funksionarë të institucioneve shtetërore që nga dikasteri më i vogël e deri në ministri. F. 5 Karikaturë: KORRUPSION

Deklaratë e partive parlamentare të Opozitës: Nuk e duam KQZ-në “Komisionin Qeveritar të Zgjedhjeve”

Deklaratë e partive parlamentare të Opozitës: Nuk e duam KQZ-në “Komisionin Qeveritar të Zgjedhjeve” F. 3

Kushner do të lirojë Flora Brovinën

F.4

Banka ul përqindjen e interesave

F. 8

Gratë shqiptare dhunohen për vdekje nga burrat

F. 11

Tragjedia kosovare në një dramë skenike

F.15