200 milionë lekë për mitingun e Berishës
“Ja do bëhet Vlora jona, ja do bëhet shkrumb e hi”
FAQE 3
EDITORIAL
Nga Neritan ALIBALI
Të marrësh dicka me forcë, ose në të kundërt ta djegësh atë. E për më tepër Vlorën. Kjo është logjika folkloristike me të cilën janë edukuar breza të tërë shqiptarësh. Ta marrësh me dhunë. Që do të thotë ta shkatërrosh. Sepse dhuna sjell gjithmonë vetëm shkatërrim.
Retorikat e luftës, si trumpetat e vdekjes e kanë mbështjellë sot kërcënueshëm Vlorën. Politikanë pushtetarë, frymëmar[r]ës që pretendojnë se përfaqësojnë qytetin, po e trajtojnë atë si plaçkë lufte. Ta trajtosh Vlorën si plaçkë, do të thotë ta mbash me forcë ose ta djegësh. Ta trajtosh Vlorën si lavire, do të thotë ta përdorësh ose ta shesësh. Kjo është fytyra më e madhe për Vlorën.
Logjika shkatërrimtare e politikës së sotme si pjellë e përbindëshme mentalitetesh barbare i ka veshur tashmë qytetit pazmoren e vjetër të luftës. Por për kë luftojnë?! Natyrisht jo për Vlorën. Më keq luftojnë?! Natyrisht, jo “me një mabret dyzet milionë”. Si luftojnë?! Natyrisht, jo duke “e kapur topin nga grika”. Bile sot, atje nuk luftojnë as vetë partitë.
Sot në Vlorë luhet një tjetër dramë. Që s’ka lidhje me politikën, as me bë[r]ësit e saj. Sot qytetarët luftojnë me veten e tyre. Me mentalitetin e tyre. Lufton qytetaria me barbarinë. Lufton toleranca me dhunën. Lufton dashuria me urrejtjen. Sepse Vlorën s’kemi si e ndajmë. Sepse ajo është e jona, e të gjithëve. Ndaj s’ka pse të jetë gjëmadhe. S’ka pse të bëhet shkrumb e hi.
Sot, ambasadorët në mitingun e Vlorës
Faqe 2
Foto: Armand Babani
Gjendet Erieta, ndalohet i shoqi
Kufoma e masakruar në Romanat
Gjendet e masakruar në fshatin Romanat të Durrësit, Erieta Avdyli. Trupi i saj i pajetë është gjetur rasisht në një pjesë të aksit rrugor që lidh kryeqytetin e Shqipërisë me qytetin bregdetar të Durrësit.
Gjendet e masakruar në fshatin Romanat të Durrësit, Erieta Avdyli. Trupi i saj i pajetë është gjetur rastësisht në një pjesë të aksit rrugor që lidh kryeqytetin e Shqipërisë me qytetin bregdetar të Durrësit. Sipas ekspertizës së parë të mjekëve dhe të grupit hetimor që ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kufoma e saj është gjetur e masakruar në mënyrë tepër barbare.
Faqe 5
GJAK NË TIRANË
Vritet presidenti i Tomorrit dhe gjyqtari ndërkombëtar Zylfo. Plagoset gjyqtari Janku
Masakër në qendër të kryeqytetit shqiptar. Këtë herë krimi ka prekur njerëzit e futbollit.
Viktimë e plumbave të një pistolete janë bërë tre njerëz të futbollit, njëri prej të cilëve presidenti i klubit të futbollit “Tomorri”, ndërsa dy të tjerët janë arbitra të Federatës Shqiptare të Futbollit. Gjithçka nisi rreth orës 17.00, pak minuta pas përfundimit të takimit futbollistik mes “Tomorrit” dhe “Partizanit”. Arbitrat, Luan Zylfo, Albano Janku dhe presidenti i futbollit beratas Adri Cobo, u qëlluan për vdekje dje në afërsi të hyrjes kryesore të stadiumit “Selman Stërmasi”.
Faqe 5
4 milionë lekë për Kastriot Islamin
Si vidhen fondet në Parlamentin Shqiptar
Me urdhër të kryeparlamentarit Skënder Gjinushi, deputeti i PS-së i tërhoqi këto para nga Zyra e Shërbimeve Operative të Kuvendit në shkurt të vitit 1999.
Historia nis në vitin 1994, kur deputeti i Mallakastrës, Kastriot Islami, niset për në Gjermani për t’u specializuar në profesionin e vet. Për më shumë se një vit, ai vazhdon të specializohet, duke marrë mungesat “pa arsye” nga kryetari i atëhershëm i Parlamentit, Pjetër Arbnori.
Faqe 7
Tatimet zbulojnë sekretet financiare të deputetëve
Parlamenti bllokon vjeljen e TVSH-së
Faqe 15
Intervistë e Petro Markos 2 orë para vdekjes
Botoh[e]t për herë të parë
Intervistë e Petro Markos
2 orë para vdekjes
Faqe 11