18/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

18 maj 2000

Luftë në Tropojë dhe Lazarat

Policia mbush armët FAQE 2

Të pabesët dhe të pashpresët

EDITORIAL Nga Neritan ALIBALI Në Shqipëri jetojnë dy kategori njerëzish, të pabesët dhe të pashpresët. Ky nuk është zbulim. Përkundrazi, është një realitet i njohur nga të gjithë. Të dy kategoritë jetojnë në harmoni dhe paqe me njëra-tjetrën. Të pabesët mashtrojnë, ndërsa të pashpresët, shpresojnë. Në fakt, besa dhe shpresa e kanë humbur me kohë vlerën e tyre reale. Sepse ata që u japin besën për t’u shërbyer qytetarëve, i shërbejnë vetes së tyre. Ndërsa ata që shpresojnë tek besa e pushtetarëve, në fakt vrasin shpresën e tyre. Pra, secili shpen në vet, rrugën e vet, ose hallin e vet. Ama, duke “patur kujdes”...që të jetojë në paqe dhe harmoni. Madje, edhe në liri e demokraci. Pra, që të jesh i lirë për të qenë i pabesë. Ose të kesh të drejtën të jesh i pashpresë. Një realitet “i pastër” shqiptar. Ku pushtetarët ia kanë deleguar zotit detyrën për t’u kujdesur për qytetarët. Ndërsa vetes i japin të drejtën për të shpërdoruar pushtetin, për të harruar betimin; për të shkelur besën...Një realitet që qytetarët të besojnë më shumë kur i mashtron. Të duan më shumë kur i pështëyn. Të dorëzojnë çelësat kur i bastis. Realitet shqiptar, pra...”i pastër”. Si kurrë ndonjëherë. Një komedi tragjike, ose një tragjedi komike. Ku askush nuk qesh. As nuk qan. Ku të gjithë heshtin...ose ulërijnë. Një skenë gjigande ku të pabesët mbajnë kokat lart me sytë nga qielli...ndërsa të pabesët bëjnë kërdi.

Mafia shqiptare konsolidon Kupolën

Specialistët zbërthejnë krimin e organizuar Ekzekuton me një plumb të vetëm dhe në pak raste përdoret kallashnikovi. Kryesisht vriten ata që janë prishur në pazaret e trafikut të drogës, të trafikut klandestin dhe prostitucionit. Vetëm për vitin 1998-1999, statistikat e Ministrisë së Rendit Publik bëjnë të ditur se “në malin e Dajtit, në periferi të Tiranës, janë gjetur 23 kufoma njerëzish”, për të cilat mendohet se janë vepër e mafias që ekziston në Shqipëri dhe që përditë e më tepër po fiton terren. Faqe 5

SARANDOPOULOS

Sponsorizon shpenzimet e fëmijëve të ministrave shqiptarë jashtë shtetit Një ish-ministër flet për skandalet e Qeverisë Qeveria i fal firmës greke, në shkëmbim të kësaj bamirësie, koston disa miliona dollarëshe të shtyrjes së afateve në aset rrugore të Shqipërisë. “Janë më shumë se 15 milionë Euro, të cilat Sa-Fa i ka marrë, pa mbaruar, as 40 për qind të punimeve, ndërkohë që fondi i vënë në dispozicion nga programi PHARE është 20 milionë Euro, për përfundimin e të gjithë projektit”. Shuli është sponsorizuar nga Be-Ha-Se, për të kaluar disa ditë të këndshme në verën e kaluar në hotelet më luksoze të Turqisë, në të cilët vetëm një natë fjetje dhe shpenzime të tjera kushton 1000 dollarë Faqe 9

Burg të përjetshëm për trafikantët e drogës

Policia kërkon ashpërsimin e ligjit Faqe 6

Abuzimi

Ministrat, 600 milionë lekë në 6 muaj Faqe 8

NJOFTIM

Ditën e shtunë, datë 20 Maj, ora 11.00, në Selinë Qendrore organizohet takim me kryetarët e degëve të PR-së në rrethe, me rend dite: “Mbi përgatitjet elektorale dhe veprimtarinë organizative të degëve” KRYESIA