25/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 maj 2000

ABUZIMI

700 milionë lekë për makinën e Meidanit FAO E 3 Hani me dy porta 500 janë mafiozët që mendohet të kenë gjetur strehë në Shqipëri. Një raport i Antimafias italiane lëshon alarmin, alarm i rëndë për herë të parë. Ministria jonë e Rendit ka në dorë tashmë një listë emrash mafiozësh jo vetëm italianë, që kanë gjetur varr në këtë vend. Prokuroria shqiptare kërkon më tepër informacion. Telegrafisht ky është lajmi. Ky vend i varfër, i nxehët politikisht, plot me probleme korrupsioni, kontrabande, stabiliteti, duket se është gjetur si qer-dhe e ngrohtë për Mafien në botë. Të kërkuarit e peshave të ndryshme kanë ndërruar identitet, sillen rrotull si afaristë, asistentë humanitarë, bredhin me karta të UNHCR (rasti Muo-lo) dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal. Me arrestimin e bujshëm të Xhusepe Muolos dhe Françesko Gotolas Shqipëria nuk është e vështirë të tregohët si baza më e afërme e mafias puljeze. Mungesa e kontrollit e stimulon këtë gjë. Pas imazhit të rëndë, të dhënë në lidhje me strehën e kamufluar të terroristëve islamë, historia e sotme është seria e dytë për të treguar edhe një herë Shqipërinë si Vrimën e zezë të Europës. Ballë këtij realiteti, opinioni publik shqiptar është në gjumë. Politika ka ende hal-lin e bahçes me hudhra të Pellumb Daltit, e cila polli flori, përleshjëve “tek a çift” në Vlorë dhe luftës brenda llojit. Shqipëria po degradon pak nga pak në një Aziz krimi. Gjatë pushtetërimit të Duçes, Mafia italiane la e detyruar zonat e veta të veprimit në Itali dhe emigroi gjetkë, deri në USA. Histori kjo që i la me shije të keqe “mik-pritësit” e tyre. Pas një eksperiencë të tillë, rezultoi që Mafia zotëronte më tepër tregje të zeza në botë. Me rënien e Murit të Berlinit tregjet e zeza u shtuan në Lindje. Rusia, Hungaria, Bullgaria, Rumania, ish-Jugosllavia kanë qenë zona të lira. Shqipëria deri më sot nuk është shkelur shumë, por pas luftës së Kosovës, vështirëkalimit të Tetë, “vendi i vogël” ka filluar të ngjallë interes. 500 mafiozë ndoshta janë vetëm paranoja e një lukunie pazarësh të pista, që mund të gjejnë paqe në këtë vend, ku veset qeverisin. Lajmi i mbrëmur nga Antimafia italiane është i rëndësishëm, por varet si do të përcillet nga ne shqiptarët që na mbyll në shtëpi Eklipsi, por jo gjëma që na trokët në derë.

Fernando Morientes shënoi golin e parë, ndërsa Reali i Madridit mundi në finalen e mbrëmshme 3-0 Valencian Faqe 15

Italia: 500 mafiozë fshihen në Shqipëri

Një raport sekret alarmon policinë Mbi 500 mafiozë të kombësive të ndryshme fshihen në Shqipëri. Mu-ngaesa e rendit dhe e qetësisë ka bërë që elementët mafiozë të gjejnë strehë në Shqipëri, duke shënuar kësisoj edhe një rritje të kurbës së krimit të organizuar. Mbi 500 mafiozë të kombësive të ndryshme fshihen në Shqipëri. Mungesa e rendit dhe e qetësisë ka bërë që elementët mafiozë të gjejnë strehë në Shqipëri, duke shënuar kësisoj edhe një rritje të kurbës së krimit të organizuar. Kjo shifër është deklaruar nga burime të ndryshme të Ministrisë së Rendit Publik, ndërsa pritet që shumë shpejt të ndërmerret një hetim operativ për të gjetur vendstrehimet e mafiozëve të huaj në Shqipëri Faqe 5

Interpol në gjurmë të Thesarit

Dyshohet për nxjerrjen e arit nga Shqipëria Në zbulimin e emrave të personave që kanë gjisht në vjedhjen e thesarit shqiptar, nuk mjaftojnë vetëm ekspertët e Prokurorisë dhe të Ministrisë së Rendit. Ashtu si për çdo gjë edhe në këtë rast është kërkuar ndihma e të huajve. U morën kontaktet e para me Greqinë, Italinë dhe Turqinë, duke kërkuar nëpërmjet strukturave homologe të këtyre shteteve ndihmën për të gjetur thesarin shqiptar. Në drejtim të këtyre shteteve janë nisur me urgjencë disa shkresa zyrtare, thelbi i të cilave ka qenë paraqitja e monedhave, lloji i tyre, sasia e bizhuterive e të tjera të dhëna si këto. Faqe 7

PS, sherr në Vlorë, shigjetat godasin Pocin

Burime të mirinformuara në mbledhjen e forumit të dytë më të lartë të partisë në pushtet, i thanë “Republikës” se theksi është vënë kryesisht në sektorët e quajtur më problematikë. Burimi nuk kurseu të informonte se sulmet më të ashpra kanë kaluar në Ministrinë e Rendit dhe drejt ministrit Spartak Poci Faqe 2

OSBE i mban dorën Meidanit

Skadon afati për paraqitjen e kandidaturave të KQZ-së Faqe 3