07/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

7 qershor 2000

GRABITJA!

Vidhet me dhunë Ministria e Rendit Faqe 8 Tërmet në Turqi, 3 të vdekur, 4000 shtëpi të shkatërruara Tërmet në Turqi, 3 të vdekur, 4000 shtëpi të shkatërruara

EDITORIAL

Meidani përsëri ngatërro[n] rrugë Nga Denion NDRENIKA Kryetari i shtetit ka nisur të kundërshtojë vetveten. Më mirë të themi ka filluar të kërkojë një tjetër rrugë për t’i shkruar e tija. Pasi dekretoi një Komision Qendror Zgjedhjesh nën forcën e pushtetit, duke mos u mbështetur askurrë tek opozita, Meidani filloi të quajturat këshillime me partitë politike, duke bërë sikur ka harruar se po bën atë që duhet të bënte kohë më parë. Duke mos qenë aq i fortë sa u përpoq të dukej, presidenti iu rikthye përsëri mënyrave të imponimit, por me një tjetër rrugë. Ai thërret partitë vetëm për t’u kërkuar paraqitjen e një kandidature për të vetmin vend bosh në KQZ. Me këtë kryetari teorik i shtetit nuk bën asgjë, vetëm sa shtyn zgjidhjen e problemit. Por më e keqja është se qëndrimi i shpallur i Presidentit të Republikës përveç hipokrizisë, bazohet edhe në politikën ndarëse të forcave politike, në diversionin ndaj tyre dhe të drejtës së tyre për të vetvendosur, pa qenë nevoja të marrin urdhra prej askujt për linjën që do të ndjekin, qoftë ky edhe Presidenti i Republikës. Ky i fundit nuk arrin të gjejë mirëkuptimin e opozitës, madje vazhdon të mos e ketë këtë dhe, megjithatë vazhdon të thellohet në pozicionin e shkaktarit kryesor për dështimin e procesit zgjedhor. Nën presionin e politikës shqiptare dhe të Komunitetit Ndërkombëtar, presidenti bëri një hap, sidoqoftë fals, pa mundur të dalë dot nga natyra false e politikës së tij. Sepse ai përsëri nuk e ka mirëkuptimin e forcave politike. Dhe nuk ka se si ta ketë, përderisa nuk u përcolli asnjë mesazh atyre me dekretimin e KQZ-së. Ai injoroi një pjesë të madhe të shqiptarëve, të cilët nuk kanë votuar për partinë e tij. Ai injoroi një proces të tërë elektoral, garancinë e të cilit nuk e ka element honofirik të punës së tij, por detyrim ligjor kushtetues. Një president, që u përpoq të bëhej i fortë, tashmë ka kthyer rrugën. Fatkeqësisht jo në të mbarë. Presidenti zgjodhi sërish rrugën e gabuar, atë pa krye.

MEIDANI, prapësia e radhës

Mediu: Në Presidencë sundon antigjigji Meidani shkon një hap më tej në prapësitë e tij për procesin elektoral dhe pësón humbjen e radhës. Pas dështimit që pësoi në takimin e thirrur, gjithashtu prej tij, me kryesitë e grupeve parlamentare për të njëjtin qëllim, kreu i shtetit ka tentuar dje të bëjë diversionin e radhës, në përpjekjet një tjetër tryeze, të ideuar dhe të zhvilluar në selinë e Presidencës. Faqe 2

Zhd uken provat që fajësojnë mashtruesin

Rruga “Sami Frashëri” Zhd uken provat që fajësojnë mashtruesin Keidi Kote drejt pafajësisë Faqe 6

Emigrantët bllokohen në Përmet

Kufiri grek ruhet nga policët shqiptarë Faqe 3

E marrosur pas “të marrit”

Intervistë ekskluzive me Elena Kadare Faqe 14

Ikën Poçi, kthehet Blushi

Bërrylat thyejnë brinjët e PS-së Faqe 4

Thesari, urdhrat i jepte ministri

Dëshmia: Verifikimi i fundit u bë në vitin ’97 Prokuroria merr nën cilësinë e dëshmitarit dhe njëkohësisht të personave që kanë dijeni për atë që kanë ndodhur në tunelet e thesarit në Kërrabë, të gjithë anëtarët e Komisionit të Inventarizimit. Në materialin dëshmues të firmosur nga Rezart Veseli thuhet se “deri në shkurt të vitit 1997, gjendja ka qenë normale dhe në tunele nuk ka patur asnjë dëmtim. Sipas Veselit, verifikimi i fundit, i kryer nga komisioni i përbërë prej katër anëtarësh ka qenë ai i shkurtit 1997, pasi më vonë nuk u ushtrua asnjë verifikim tjetër. Kjo, sipas dëshmisë së Veselit ka ndodhur pasi për anëtarët e komisionit nuk ka ardhur më urdhri i inventarizimit të asaj që kishte ndodhur në tunelet e Kërrabës në trazirat e vitit 1997 Faqe 5